Trazirat, arrestohet ish-ministri i Drejtësisë i Brazilit

Anderson Torres u arrestua në kryeqytet të shtunën me dyshimin për “mosveprim” dhe “bashkëpunim të heshtur”

Ish-ministri i Drejtësisë i Brazilit, Anderson Torres, i cili ishte përgjegjës për sigurinë publike në Brazilia gjatë sulmit ndaj ndërtesave qeveritare një javë më parë, u arrestua në kryeqytet të shtunën me dyshimin për “mosveprim” dhe “bashkëpunim të heshtur”.

Zoti Torres u arrestua pasi u kthye në Brazil të shtunën. Ai kishte qenë me pushime në Florida, ku kishte udhëtuar edhe ish-shefi i tij, ish-presidenti i ekstremit të djathtë Jair Bolsonaro, pasi humbi zgjedhjet e vitit të kaluar.

Ish-ministri tha të enjten se provat e paraqitura nga policia ishin nxjerrë jashtë kontekstit kur shtëpia e tij u bastis këtë javë.

Anëtari i Gjykatës së Lartë, Alexandre de Moraes urdhëroi arrestimin e zotit Torres të martën.

Të premten prokurorët federalë brazilianë i kërkuan Gjykatës së Lartë të hetojë rolin e ish-presidentit Bolsonaro në veprimet antidemokratike që rezultuan në sulmin ndaj ndërtesave qeveritare nga mbështetësit e tij në Brazilia të dielën e kaluar. /VOA

Nufi në fshatin Gojan i Madh të Pukës: Vatrat e zjarrit janë nën kontroll

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, pas vizitës në fshatin Tenë të Mirditës, shkoi mbrëmjen e sotme edhe në fshatin Gojan…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

“El Pais”: Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë dhe artisti që ekspozon në Paris dhe Nju-Jork

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për gazetën spanjolle “El Pais”, Rama flet për ekspozitën e tij me skulptura bronzi…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nufi në fshatin Gojan i Madh të Pukës: Vatrat e zjarrit janë nën kontroll

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, pas vizitës në fshatin Tenë të Mirditës, shkoi mbrëmjen e sotme edhe në fshatin Gojan…