Nufi: 250 vende të reja për ushtarë dhe detarë aktivë në Forcat e Armatosura

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi bëri të ditur se në qytete të ndryshme të vendit po vijojnë “Ditët e Hapura”, në kuadër të fushatës së rekrutimit


Ministria e Mbrojtjes ka hapur aplikimet për rekrutimin e 250 ushtarëve dhe detarëve aktivë në Forcat tona të Armatosura.

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi bëri të ditur se në qytete të ndryshme të vendit po vijojnë “Ditët e Hapura”, në kuadër të fushatës së rekrutimit, për të informuar të interesuarit mbi mundësitë e ndërtimit të një karriere ushtarake.

Kandidatët mund të dorëzojnë dokumentacionin deri më 15 janar 2027, ndërsa Stërvitja Individuale Bazë do të zhvillohet në periudhën 22 shkurt – 30 prill 2027.

Rekrutimi synon plotësimin e 250 vendeve për ushtarë dhe detarë aktivë, të cilët do të shërbejnë në funksione dhe venddislokime të ndryshme, sipas nevojave të Forcave të Armatosura.

Burimi ATSH

Nufi: 250 vende të reja për ushtarë dhe detarë aktivë në Forcat e Armatosura

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi bëri të ditur se në qytete të ndryshme të vendit po vijojnë “Ditët e Hapura”,…

Global 360

Haga vendos sot për Thaçin dhe katër të bashkëakuzuarit e tjerë për “pengim të drejtësisë”

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe katër të bashkëakuzuarit e tij do të përballen sot me vendimin e Gjykatës Speciale…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nufi: 250 vende të reja për ushtarë dhe detarë aktivë në Forcat e Armatosura

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi bëri të ditur se në qytete të ndryshme të vendit po vijojnë “Ditët e Hapura”,…