Kashta: Metodologji për matjen e risqeve të korrupsionit në prokurimet publike

Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë së Prokurimit Publik, Reida Kashta, deklaroi se sistemi shqiptar i prokurimit publik ka kaluar disa vlerësime ndërkombëtare, të cilat kanë evidentuar zhvillimet e shënuara gjatë viteve të fundit.


Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë së Prokurimit Publik, Reida Kashta, deklaroi se sistemi shqiptar i prokurimit publik ka kaluar disa vlerësime ndërkombëtare, të cilat kanë evidentuar zhvillimet e shënuara gjatë viteve të fundit.

Në aktivitetin ku të pranishëm ishin Kryeministri Edi Rama, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj dhe Jonaid Myzyri, Administrator i Operatorit të Blerjeve te Përqënduara, Kashta tha se “vlerësimi i fundit i raportit të SIGMA-s për dy vite rresht, e vendos sistemin e prokurimit në Shqipëri në nivel rajonal të parin, dhe me një diferencë me vendet e tjera të Ballkanit”.

Kashta iu referua edhe vlerësimeve të Bankës Botërore dhe OECD-së, duke theksuar se Shqipëria ka shënuar përmirësime në treguesit e sistemit të prokurimit, profesionalizimin dhe përfshirjen e bizneseve të vogla dhe të mesme.

“Kemi bërë zhvillime të konsiderueshme, por jo që kemi mbaruar punë me këtë sektor, duke qenë një nga sektorët më të ndjeshëm dhe më zhurmues”, theksoi Kashta.

Duke u ndalur te procesi i negociatave me Bashkimin Evropian, ajo nënvizoi rëndësinë e veçantë të kapitullit të prokurimit publik, i cili përfshin disa etapa të përafrimit dhe zbatimit të standardeve evropiane.

“Prokurimi publik është një nga kapitujt e procesit të negociatave për shkak edhe të asaj që përfaqëson. Është i pari që hapet dhe do të mbyllet i fundit, duke pasqyruar të gjitha zhvillimet që lidhen me kapitujt e tjerë”, deklaroi drejtoresha e APP-së.

Sipas Kashtës, procesi i përmbushjes së kërkesave të këtij kapitulli mbështetet në tri piketa kryesore: përafrimin me legjislacionin e BE-së, forcimin e kapaciteteve administrative dhe përmirësimin e të dhënave.

Kashta bëri të ditur se Shqipëria ndodhet në një fazë të avancuar sa i përket përafrimit ligjor, ndërsa pjesa më e madhe e paketës përkatëse është përmbyllur.

“Jemi duke mbyllur të gjitha paketat ligjore që shënojnë përafrimin e plotë të legjislacionit në këtë fushë me BE-në. Kemi mbyllur paketën e legjislacionit, e kemi miratuar ligjin e ri, mbetet ligji për mbrojtjen dhe sigurinë, për të cilin jemi duke punuar intensivisht”, u shpreh ajo.

Sa i përket kapaciteteve administrative, Kashta tha se institucionet janë të ngritura, por sfidë mbeten burimet njerëzore dhe treguesit që lidhen me zbatimin e legjislacionit në praktikë.

Një tjetër drejtim i punës së Agjencisë së Prokurimit Publik lidhet me identifikimin dhe adresimin e risqeve të korrupsionit në sistemin elektronik të prokurimit.

Kashta bëri të ditur se është hartuar një metodologji për matjen e risqeve të korrupsionit, si dhe raporti i vlerësimit të tyre, i shoqëruar me një plan pune për masat që duhet të ndërmerren.

“Dje, së bashku me ministrin për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, kemi përmbyllur hartimin e metodologjisë, por edhe raportin e vlerësimit të risqeve në sistem dhe planin e punës për të adresuar risqet që dalin nga raporti”, deklaroi Kashta.

Sipas saj, ky proces synon të identifikojë problematikat që mund të cenojnë integritetin e prokurimit publik dhe të përcaktojë masa konkrete për përmirësimin e funksionimit të sistemit.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Kashta: Metodologji për matjen e risqeve të korrupsionit në prokurimet publike

Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë së Prokurimit Publik, Reida Kashta, deklaroi se sistemi shqiptar i prokurimit publik ka kaluar disa…

Global 360

Haga vendos sot për Thaçin dhe katër të bashkëakuzuarit e tjerë për “pengim të drejtësisë”

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe katër të bashkëakuzuarit e tij do të përballen sot me vendimin e Gjykatës Speciale…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Kashta: Metodologji për matjen e risqeve të korrupsionit në prokurimet publike

Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë së Prokurimit Publik, Reida Kashta, deklaroi se sistemi shqiptar i prokurimit publik ka kaluar disa…