
Rama merr çmimin “CER Lord Jakobovits” për kontribut në promovimin e tolerancës dhe dialogut ndërfetar
Kryeministri Edi Rama u nderua sot me Çmimin CER Lord Jakobovits, për kontributin në promovimin e tolerancës dhe dialogut ndërfetar.

Kryeministri Edi Rama u nderua sot me Çmimin CER Lord Jakobovits, për kontributin në promovimin e tolerancës dhe dialogut ndërfetar.
Në ceremoninë e zhvilluar në Bruksel, Belgjikë, kryeministri Rrama mori në dorëzim çmimin e rëndësishëm europian.
Rama e cilësoi këtë vlerësim si një nderim që forcon profilin e Shqipërisë, në një kohë kur dialogu ndërfetar dhe toleranca mbeten tema të rëndësishme në shoqëritë europiane.

“I nderuar me Çmimin CER Lord Jakobovits për kontributin në promovimin e tolerancës dhe dialogut ndërfetar, një çmim europian që forcon profilin e Shqipërisë”, u shpreh Kryeministri, ndërsa ndau foto nga ceremonia e organizuar në Bruksel, Belgjikë.
Burimi ATSH


















