Rama prezanton platformën “Fol me Kryeministrin”: Një tjetër hapësirë ndërveprimi me qytetarët

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot një tjetër hapësirë ndërveprimi me qytetarët


Kryeministri Edi Rama prezantoi sot një tjetër hapësirë ndërveprimi me qytetarët.

“Fol me Kryeministrin” është një platformë e hapur 24 orë, përmes së cilës çdo qytetar mund të komunikojë dhe të ndajë mendimet e tij me Kryeministrin dhe qeverinë.

Duke iu referuar klimës së protestave dhe vështirësive në zhvillimin e dialogut, Kryeministri tha se teknologjia krijon një mundësi të re për komunikim të drejtpërdrejtë, shkëmbim informacioni dhe opinionesh, përmes një skuadre të dedikuar që do të ndjekë ndërveprimet në platformë.

“Faqja është gati. Cilido që është i dëshiruar për të komunikuar, për të hyrë në një dialog në kushtet, kur vijmë nga një sfond protestash, përshkallëzimesh, dhune, presioni, kërcënimi, përpjekjesh për ta penguar me çdo kusht dialogun, kjo është ura që është ngritur për ju”, tha Rama.

Sipas tij, kjo është një urë komunikimi funksionale e hapur 24 orë.

“Patjetër një skuadër e dedikuar do të garantojë gjithë qarkullimin e informacionit edhe të opinioneve që shkëmbehen dhe kështu jemi në kushtet kur në këtë fazë, sepse besoj që më herët se vonë do të shkrihen dhe akujt e vendosur artificialisht nga ata të cilët mendojnë se mund t’i imponohen shoqërisë, mund t’i imponohen bashkëjetesës demokratike, mund t’i imponohen të gjithë atyre që mendojnë ndryshe prej tyre dhe ndërkohë ne shfrytëzojmë këtë mundësi të artë që na jep teknologjia. E keni në kompjuter, e keni në pasqyrën e celularit. Mirë se vini në ‘Dialog’”, shtoi Rama.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Hoxha: Bashkëpunimi rajonal dhe integrimi evropian duhet të ecin krah për krah

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha mori pjesë në takimin Ministror të Nismës së Evropës Qendrore (CEI)…

Global 360

Kosova dhe Banka Botërore, marrëveshje për zhvillimin e ekoparqeve industriale

Projekti synon zgjerimin e kapaciteteve prodhuese vendore, tërheqjen e investimeve dhe krijimin e vendeve të reja të punës, me fokus…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha: Bashkëpunimi rajonal dhe integrimi evropian duhet të ecin krah për krah

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha mori pjesë në takimin Ministror të Nismës së Evropës Qendrore (CEI)…