Turizmi i qëndrueshëm, Gonxhja takim me drejtoreshën e Bankës Botërore

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja zhvilloi sot një takim me Xiaoqing Yu, drejtoreshë e Bankës Botërore për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësues të tjerë të institucionit.

Gonxhja tha se në fokus të takimit ishte ecuria e reformave dhe projekteve që synojnë rritjen e vlerës ekonomike të turizmit.

“Nënshkrimi i marrëveshjes së grantit dhe vijimi i procedurave në bashkëpunim me Fondin Shqiptar të Zhvillimit (FSHZH) shënojnë një hap të rëndësishëm në këtë drejtim, krahas progresit për ligjin e ri të turizmit, përafrimit të legjislacionit me standardet e Bashkimit Evropian dhe avancimit të platformës digjitale eVisitor. Në qendër të diskutimeve ishte edhe zgjerimi i bashkëpunimit për asistencë teknike dhe ekspertizë ndërkombëtare në mbështetje të reformave në sektor”, tha Gonxhja.

Ministri Gonxhja tha se nga reformat te projektet konkrete, synimi është për një turizëm që krijon më shumë vlerë për ekonominë, komunitetet dhe zhvillimin afatgjatë të Shqipërisë.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Bashkëpunim i ri shkencor mes Shqipërisë dhe Izraelit, firmoset marrëveshja mes dy akademive

Kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Skënder Gjinushi priti në vizitë zyrtare dyditore një delegacion të Akademisë së Shkencave…

Global 360

Kosova dhe Banka Botërore, marrëveshje për zhvillimin e ekoparqeve industriale

Projekti synon zgjerimin e kapaciteteve prodhuese vendore, tërheqjen e investimeve dhe krijimin e vendeve të reja të punës, me fokus…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia