
Foto familjare në Samitin e Liderëve të Procesit të Berlinit
Kryeministri Edi Rama ndau foton familjare në Samitin e Liderëve të Procesit të Berlinit, i cili po mbahet në Budva (Mali i Zi).

Kryeministri Edi Rama ndau foton familjare në Samitin e Liderëve të Procesit të Berlinit, i cili po mbahet në Budva (Mali i Zi).
Liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor janë mbledhur sot në Miloçer të Malit të Zi, në kuadër të samitit të Procesit të Berlinit, ku po diskutojnë për bashkëpunimin ekonomik, sigurinë rajonale dhe integrimin evropian.
Në takim morën pjesë përfaqësuesit e Shqipërisë, Kosovës, Serbisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Bosnjë-Hercegovinës, si dhe përfaqësues të vendeve dhe institucioneve evropiane.
Në qendër të diskutimeve do të jenë zhvillimi ekonomik i rajonit, rritja e konkurrueshmërisë dhe forcimi i lidhjeve ndërmjet gjashtë vendeve, me synimin për të përshpejtuar afrimin e tyre me Bashkimin Evropian.
Burimi ATSH



















