
Policia: I pavërtetë pretendimi për angazhim të policëve nga Serbia në protestë
Policia e Shtetit i ka cilësuar si të pavërteta lajmet e publikuara në rrjetet sociale, përmes të cilave pretendohet se në radhët e saj janë angazhuar punonjës policie nga Serbia.

Policia e Shtetit i ka cilësuar si të pavërteta lajmet e publikuara në rrjetet sociale, përmes të cilave pretendohet se në radhët e saj janë angazhuar punonjës policie nga Serbia.
Sipas policisë, “përhapja e këtyre pretendimeve tërësisht të pavërteta dhe dashakeqe synon të shfrytëzojë ndjenjat nacionaliste për të krijuar klimë konfliktuale dhe për të cenuar besimin e qytetarëve te Policia e Shtetit”.
Policia e Shtetit sqaron se në tubimin e datës 15.10.2026, ashtu si në çdo tubim tjetër, janë angazhuar vetëm punonjës të Policisë së Shtetit, të planëzuar në shërbim në bazë të planit të masave.
“Pretendimi për angazhimin e punonjësve të policisë nga Serbia është tërësisht i pavërtetë”, theksoi policia.



















