Meloni: Shqipëria dhe Mali i Zi përparësia afatshkurtër e zgjerimit të BE-së

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, fjalim para Senatit, përpara mbajtjes së Këshillit Evropian.


Prioriteti ynë në afat të shkurtër është të mbështesim fuqimisht përparimin e Shqipërisë dhe Malit të Zi drejt BE-së, pasi suksesi i tyre do të kishte një vlerë që shtrihet shumë përtej kufijve të tyre dhe tanë, deklaroi kryeministrja italiane, Giorgia Meloni në fjalimin e saj para Senatit, përpara mbajtjes së Këshillit Evropian.

“Këshilli Evropian do të zhvillojë gjithashtu një diskutim strategjik mbi procesin e zgjerimit dhe reformat e brendshme të Unionit. Kjo është një temë të cilës Italia i ka kushtuar gjithmonë rëndësi të madhe. Vetëm një Evropë e ribashkuar, e mbështetur nga një konsensus i fortë politik, mund të arrijë masën kritike të nevojshme për të mbetur konkurruese, me ndikim dhe e sigurt. Duke filluar me Ballkanin Perëndimor”, deklaroi Meloni.

“Natyrisht, çdo rrugë ka karakteristikat, afatet kohore dhe kushtet e veta. Por, perspektiva politike është e njëjtë: të konsolidohet përgjithmonë ankorimi evropian i kombeve që janë pjesë e historisë sonë. Ne mbështesim një zgjerim të bazuar në parimin e meritës dhe përgjegjësisë së ndërsjellë”, theksoi ajo.

Për Melonin, “vendet kandidate janë përgjegjëse për zbatimin e reformave të nevojshme dhe përshtatjen graduale me rregullat evropiane”.

”Megjithatë, Bashkimi Evropian duhet t’i njohë këto rezultate pa vonesë me përparim konkret. Dhe kjo është arsyeja pse prioriteti ynë në afat të shkurtër është të mbështesim fuqimisht përparimin e Malit të Zi dhe Shqipërisë. Suksesi i tyre do të kishte një vlerë që shtrihet shumë përtej kufijve të tyre dhe tanë. Do t’i tregonte të gjithë rajonit se procesi i pranimit është real, se reformat shpërblehen dhe se kur një vend kandidat bën pjesën e vet, Bashkimi Evropian është i aftë të bëjë të vetën”, deklaroi Meloni.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

“MónTerrassa”: Vjosa, një përvojë turistike mes lumenjve të egër, kanioneve dhe burimeve termale

Lumi Vjosa, me ujërat e tij të egra, kanionet mbresëlënëse dhe burimet termale, ofron mundësi të veçanta për zhvillimin e…

Global 360

Meloni: Shqipëria dhe Mali i Zi përparësia afatshkurtër e zgjerimit të BE-së

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, fjalim para Senatit, përpara mbajtjes së Këshillit Evropian.

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

“MónTerrassa”: Vjosa, një përvojë turistike mes lumenjve të egër, kanioneve dhe burimeve termale

Lumi Vjosa, me ujërat e tij të egra, kanionet mbresëlënëse dhe burimet termale, ofron mundësi të veçanta për zhvillimin e…