Ibrahimaj: Mbyllja e Kapitullit 20, më shumë mundësi për bizneset shqiptare në tregun europian

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj e cilësoi mbylljen e Kapitullit 20 të negociatave, gjatë konferencës së 10-të Ndërqeveritare Shqipëri–BE, që mbahet sot pasdite në Luksemburg, si një ditë të rëndësishme për rrugëtimin europian të Shqipërisë


Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj e cilësoi mbylljen e Kapitullit 20 të negociatave, gjatë konferencës së 10-të Ndërqeveritare Shqipëri–BE, që mbahet sot pasdite në Luksemburg, si një ditë të rëndësishme për rrugëtimin europian të Shqipërisë, duke theksuar se gjatë vitit të fundit është punuar intensivisht për përmbushjen e objektivave të këtij kapitulli.

Kapitulli 20 është pjesë e grupkapitullit të tretë, që lidhet me konkurrueshmërinë dhe rritjen gjithëpërfshirëse.

“Është një kapitull i cili i dedikohet ndërmarrjeve dhe politikës industriale shqiptare. Një arritje që shënon progresin e reformave të ndërmarra dhe hap një etapë të re për zhvillimin e sipërmarrjes shqiptare”, deklaroi ministrja nga Luksemburgu.

Ajo bëri të ditur se puna është përqendruar te miratimi i projektligjit për pagesat e vonuara, rishikimi i strategjisë së zhvillimit të biznesit, përfshirja e politikës industriale dhe hartimi i masave që lidhen me strategjinë e eksporteve.

Sipas ministres, objektivi është që ndërmarrjet shqiptare të kenë më shumë akses në tregun e përbashkët europian, të përfitojnë më shumë financim dhe të rrisin investimet në inovacion dhe kërkim-zhvillim, për të përmirësuar produktivitetin.

“Tashmë sfida është zbatimi i këtyre reformave, për një ekonomi më konkurruese, biznese që investojnë në teknologji dhe inovacion dhe që integrohen në tregun e përbashkët europian. Me çdo reformë dhe çdo hap përpara, Shqipëria i afrohet familjes europiane”, tha ajo.
Në kuadër të këtij procesi, nënvizoi ministrja, strategjisë së zhvillimit të biznesit i janë shtuar 13 masa, të orientuara drejt pesë drejtimeve kryesore, me synim rritjen e produktivitetit, zhvillimin e një ekonomie më të gjelbër, shtimin e financimit dhe kalimin e ndërmarrjeve drejt aktiviteteve me vlerë më të lartë të shtuar.
Sipas saj, një tjetër objektiv është forcimi i eksporteve shqiptare përmes kontratave të qëndrueshme me tregjet europiane, si dhe përmirësimi i mjedisit të biznesit përmes zhvillimit të kapitalit njerëzor të kualifikuar.

“Janë 13 masa, të cilat lidhen me zhvillimin e biznesit dhe me vizionin për të pasur një Shqipëri më të ndërlidhur me ekonominë europiane”, u shpreh Ibrahimaj.

Kapitulli 20 është pjesë e grupkapitullit “Konkurrueshmëria dhe rritja gjithëpërfshirëse” dhe përfshin politika që synojnë zhvillimin e ndërmarrjeve, përmirësimin e klimës së biznesit dhe rritjen e aftësisë konkurruese të ekonomisë shqiptare në tregun europian.

Nga zhvillimi i biznesit te nxitja e investimeve, inovacioni dhe sipërmarrja, Kapitulli 20 përfshin politika që synojnë përmirësimin e klimës së biznesit dhe krijimin e më shumë mundësive për ndërmarrjet shqiptare, veçanërisht për bizneset e vogla dhe të mesme.

Përafrimi me rregullat dhe standardet europiane mund t’i ndihmojë ndërmarrjet të përgatiten për të operuar në tregun e përbashkët europian, të rrisin besueshmërinë e produkteve dhe shërbimeve të tyre dhe të krijojnë mundësi të reja për eksporte, investime e bashkëpunim ekonomik.

Përfitimet mund të shtrihen te bizneset që synojnë të rriten dhe të modernizojnë veprimtarinë e tyre, te punonjësit përmes mundësive të reja të punësimit dhe zhvillimit profesional, si dhe te konsumatorët, përmes një ekonomie më produktive dhe një oferte më të gjerë produktesh e shërbimesh.

Burimi ATSH

Memeti: Synojmë marrëveshje për shmangien e tatimit të dyfishtë me të 27 vendet e BE-së

Shqipëria synon të përmbushë objektivin për të pasur marrëveshje për shmangien e tatimit të dyfishtë me të 27 vendet anëtare…

Global 360

Erdogan uron Pulën: Bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve do të vazhdojë të zhvillohet

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka uruar homologen e tij nga Kosova, Justina Shiroka – Pula për marrjen e…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Memeti: Synojmë marrëveshje për shmangien e tatimit të dyfishtë me të 27 vendet e BE-së

Shqipëria synon të përmbushë objektivin për të pasur marrëveshje për shmangien e tatimit të dyfishtë me të 27 vendet anëtare…