Hoxha takon Wadephul: Agjenda e reformave, çelësi i së ardhmes evropiane të Shqipërisë
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha u takua sot me ministrin Federal të Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Johann Wadephul, në kuadër të takimit ministror të Procesit të Berlinit, që u mbajt në Pržno të Malit të Zi.

Të dy ministrat patën një shkëmbim thelbësor me fokus rrugëtimin evropian të Shqipërisë.
Nga ana e tij Hoxha shprehu vlerësimin për mbështetjen e qartë, konsistente dhe të vazhdueshme të Gjermanisë për procesin e zgjerimit të BE-së dhe për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Hoxha nënvizon se “angazhimi i fuqishëm i Gjermanisë për një proces zgjerimi të besueshëm dhe të bazuar në merita përbën një kontribut të rëndësishëm për ruajtjen e momentumit dhe avancimin e perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor”.
Sipas tij, agjenda ambicioze e reformave të Shqipërisë, dhe prioritetet në vijim të negociatave të anëtarësimit mbeten çelësi i së ardhmes sonë evropiane.
“Ne mbetemi plotësisht të përkushtuar për të përmbushur zotimet tona dhe për të avancuar mbi bazën e meritave, ndërsa punojmë ngushtë me Gjermaninë dhe partnerët tanë evropianë drejt një Evrope më të fortë, më të bashkuar, më të sigurt dhe më të qëndrueshme”, deklaroi Hoxha.