
Gogu: Sporti, pjesë e riintegrimit të të miturve nën mbikëqyrje
Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka ndarë një rast ku një i mitur nën mbikëqyrjen e Shërbimit të Provës është përfshirë në aktivitete sportive, duke e cilësuar sportin si një mjet që mund të ndikojë në zhvillimin personal dhe social të të rinjve.

Sporti po shihet si një element i rëndësishëm në procesin e riintegrimit të të miturve nën mbikëqyrjen e Shërbimit të Provës.
Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka ndarë një rast ku një i mitur nën mbikëqyrjen e Shërbimit të Provës është përfshirë në aktivitete sportive, duke e cilësuar sportin si një mjet që mund të ndikojë në zhvillimin personal dhe social të të rinjve.
Sipas Gogut, përfshirja në sport ndihmon në forcimin e vetëdisiplinës, punës në ekip, aftësive drejtuese dhe komunikimit.
“Sporti mund të jetë shumë më tepër se aktivitet fizik. Mund të bëhet pjesë e rrugës së riintegrimit”, shprehet ministri.
Ai thekson se roli i Shërbimit të Provës nuk lidhet vetëm me mbikëqyrjen, por edhe me ofrimin e mbështetjes për të rinjtë, me synim zhvillimin e aftësive dhe krijimin e mundësive për një të ardhme më të përgjegjshme.
“Për një të mitur nën mbikëqyrjen e Shërbimit të Provës, lidhja me sportin po bën diferencën. Sporti ndihmon në zhvillimin e vetëdisiplinës, punës në ekip, lidershipit dhe komunikimit. Shërbimi i Provës nuk është vetëm mbikëqyrje. Është edhe mbështetje që një i ri të zhvillojë aftësitë për të ecur përpara me më shumë përgjegjësi, më shumë besim në vete dhe më shumë ëndrra për të ardhmen”, shkruan ai.
Burimi ATSH



















