Konsullata në Detroit, Rama: Shqipëria duhet të jetë pranë jush sa herë ju keni nevojë

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot hapjen së shpejti të konsullatës shqiptare në Detroit, gjatë një takimi me komunitetin shqiptar në Michigan, SHBA.


Kryeministri Edi Rama njoftoi sot hapjen së shpejti të konsullatës shqiptare në Detroit, gjatë një takimi me komunitetin shqiptar në Michigan, SHBA.

Rama tha se hapja e konsullatës vjen pas kërkesave të përsëritura nga komuniteti shqiptar në zonë dhe e cilësoi këtë një vendim të merituar.

Kryeministri u shpreh se prania konsullore do t’u mundësojë shqiptarëve në Michigan të marrin shërbimet e nevojshme më pranë vendbanimit të tyre.

“Të dashur miq, nga ana tjetër dua t’ju jap sot një lajm që besoj është një lajm i mirë për ju sepse kam dëgjuar në mënyrë të përsëritur një kërkesë nga ky komunitet dhe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme së shpejti do të hapi konsullatën shqiptare në Detroit”, u shpreh Rama

“Dhe përtej shakasë, që në këtë rast është më shumë sesa gjysma e të vërtetës, Shqipëria duhet të jetë pranë jush sa herë ju keni nevojë për të dhe minimumi në rastin tuaj është që Shqipëria ta ketë një derë këtu ku ju të trokisni për të gjitha çështjet konsullore”, u shpreh Rama.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Hoxha: Bashkëpunimi rajonal dhe integrimi evropian duhet të ecin krah për krah

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha mori pjesë në takimin Ministror të Nismës së Evropës Qendrore (CEI)…

Global 360

Kosova dhe Banka Botërore, marrëveshje për zhvillimin e ekoparqeve industriale

Projekti synon zgjerimin e kapaciteteve prodhuese vendore, tërheqjen e investimeve dhe krijimin e vendeve të reja të punës, me fokus…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha: Bashkëpunimi rajonal dhe integrimi evropian duhet të ecin krah për krah

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha mori pjesë në takimin Ministror të Nismës së Evropës Qendrore (CEI)…