Rama: Diaspora, pjesë e transformimit të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit me komunitetin shqiptar në Michigan, u ndal te përfshirja e diasporës në jetën politike dhe institucionale të vendit


Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit me komunitetin shqiptar në Michigan, u ndal te përfshirja e diasporës në jetën politike dhe institucionale të vendit, duke theksuar votën e shqiptarëve jashtë atdheut në zgjedhjet parlamentare dhe hapat për zbatimin e Strategjisë Kombëtare të Diasporës 2030.

Rama kujtoi se në zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar shqiptarët patën për herë të parë mundësinë të votonin nga jashtë vendit.

“Vjet ju patët mundësi për herë të parë që të votoni nga këtu, nga jashtë atdheut, në zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë dhe ishte hera e parë që fletët e votimit kaluan oqeanin dhe që kontrata e shqiptarëve me përfaqësuesit e tyre u lidh edhe përtej kufijve të Shqipërisë”, u shpreh Rama.

Kryeministri tha se pas Samitit të Katërt të Diasporës, të zhvilluar në prill, ka nisur zbatimi i Strategjisë Kombëtare të Diasporës 2030, e cila, sipas tij, synon të forcojë lidhjet konkrete mes shqiptarëve jashtë vendit dhe Shqipërisë.

“Pas Samitit të Katërt të Diasporës që bëmë në prill kemi nisur të vendosim në zbatim Strategjinë Kombëtare të Diasporës 2030, e cila është tanimë e përvijuar dhe të cilën na mbetet vetëm që hap pas hapi ta materializojmë, duke bërë të mundur që diaspora të ndihet më afër, jo thjesht emocionalisht, por konkretisht”, tha ai.

Rama theksoi se Shqipëria ka nevojë për më shumë informacion dhe njohuri mbi shqiptarët jashtë vendit, ndërsa diaspora ka nevojë për më shumë akses në Shqipëri.

“Shqipëria ka nevojë për të pasur shumë më tepër dije lidhur me shqiptarët jashtë atdheut dhe shqiptarët jashtë atdheut kanë nevojë që të kenë shumë më tepër akses në Shqipëri”, deklaroi kryeministri.

Në këtë kuadër, ai përmendi krijimin e Regjistrit Kombëtar të Diasporës, të cilin e cilësoi si një portal ku shqiptarët në mbarë botën mund të gjejnë informacion dhe të lidhen me institucionet e vendit.

“Për këtë arsye ne po krijojmë Regjistrin Kombëtar të Diasporës, që është një portal unik ku çdo shqiptar i botës ta gjejë shtetin e vetë me një klik, rrjete profesionale, dritare të posaçme për investitorë të diasporës. Të gjitha këto janë në kantier, në punën sipër”, u shpreh Rama.

Duke e krahasuar procesin e ndërtimit të mekanizmave të rinj me transformimin e vetë Shqipërisë, kryeministri tha se çdo proces zhvillimi shoqërohet me vështirësi, vonesa dhe probleme që kërkojnë korrigjim.

“Siç është dhe vetë Shqipëria një kantier në transformim dhe si çdo kantier ka pluhur, ka zhurmë, ndonjëherë zhurma bëhet shurdhuese, ka bezdi, ka vonesa, ka gabime që duhen korrigjuar, por ajo që ka rëndësi është që kantieri është në punë, puna vazhdon, që themelet janë të forta tanimë dhe që hap pas hapi ngrehina e Shqipërisë së re po merr formë. Jo vetëm formë, por edhe kuptim”, tha ai.

Rama e cilësoi diasporën si një prej vëzhguesve më të drejtpërdrejtë të ndryshimeve në Shqipëri, për shkak të distancës dhe kthimeve periodike në vend.

“Shqiptarët jashtë janë supervizorët më objektivë të kantierit, sepse duke qenë në distancë shumëçka kanë mundësi ta tresin më lehtë dhe, duke u kthyer në periudha të ndryshme, kanë mundësi që ta shohin ndryshimin më mirë, pasi nuk e jetojnë përditë kantierin me gjithë pluhurin, zhurmat, me gjithë problemet, por shikojnë rezultatin”, tha Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Nga 2027 synohet ngritja e një sistemi të ri inspektimesh, Rama: Të marrin fund kontrollet e befasishme

Në kuadër të edicionit të 32-të të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës (TIF32), u zhvillua konferenca njëditore “INVEST & COMPLY IN…

Global 360

Kosova dhe Banka Botërore, marrëveshje për zhvillimin e ekoparqeve industriale

Projekti synon zgjerimin e kapaciteteve prodhuese vendore, tërheqjen e investimeve dhe krijimin e vendeve të reja të punës, me fokus…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nga 2027 synohet ngritja e një sistemi të ri inspektimesh, Rama: Të marrin fund kontrollet e befasishme

Në kuadër të edicionit të 32-të të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës (TIF32), u zhvillua konferenca njëditore “INVEST & COMPLY IN…