Demo: Më shumë polici në terren, vëmendje e posaçme për sigurinë në shkolla

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, zhvilloi një takim pune me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skënder Hita, drejtorët e departamenteve dhe drejtuesit vendorë të Policisë në qarqe, ku në fokus ishte rritja e sigurisë dhe forcimi i pranisë policore në territor.


Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, zhvilloi një takim pune me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skënder Hita, drejtorët e departamenteve dhe drejtuesit vendorë të Policisë në qarqe, ku në fokus ishte rritja e sigurisë dhe forcimi i pranisë policore në territor.

Gjatë takimit, ministri kërkoi më shumë prani të efektivëve në terren, rritje të masave parandaluese dhe reagim më të shpejtë ndaj problematikave që lidhen me sigurinë e qytetarëve.

“Prioriteti mbetet i qartë: më shumë siguri, më shumë prani policore dhe reagim më i shpejtë në çdo cep të territorit. Kërkova më shumë Polici në terren, më shumë parandalim dhe standard më të lartë shërbimi ndaj qytetarëve”, theksoi ai.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua edhe sigurisë në shkolla. Sipas ministrit, bashkëpunimi mes Policisë, oficerëve të sigurisë, drejtuesve të institucioneve arsimore dhe strukturave të tjera përgjegjëse duhet të garantojë një mjedis të sigurt për nxënësit.

“Vëmendje e posaçme edhe për sigurinë në shkolla. Prania e Policisë dhe bashkëpunimi me oficerët e sigurisë, drejtuesit e shkollave dhe strukturat e tjera përgjegjëse duhet të garantojnë një mjedis të sigurt për çdo nxënës. Siguria nuk fillon pasi ndodh ngjarja. Fillon me informacionin, trajtimin dhe parandalimin e reagimin në kohë”, theksoi ministri.

Ai theksoi gjithashtu se qytetari duhet ta ndiejë Policinë pranë tij, çdo ditë dhe kudo.

Burimi ATSH

Hoxha: Bashkëpunimi rajonal dhe integrimi evropian duhet të ecin krah për krah

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha mori pjesë në takimin Ministror të Nismës së Evropës Qendrore (CEI)…

Global 360

Kosova dhe Banka Botërore, marrëveshje për zhvillimin e ekoparqeve industriale

Projekti synon zgjerimin e kapaciteteve prodhuese vendore, tërheqjen e investimeve dhe krijimin e vendeve të reja të punës, me fokus…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha: Bashkëpunimi rajonal dhe integrimi evropian duhet të ecin krah për krah

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha mori pjesë në takimin Ministror të Nismës së Evropës Qendrore (CEI)…