Rikthim në vendlindje për të investuar, tri histori suksesi nga Komani dhe Pogradeci në podkastin “Flasim”

Mundësitë për zhvillimin e agroturizmeve në zonat rurale po nxisin gjithnjë e më shumë investime nga individë që vendosin të rikthehen në vendlindje për të vënë në funksion pronat e trashëguara.


Mundësitë për zhvillimin e agroturizmeve në zonat rurale po nxisin gjithnjë e më shumë investime nga individë që vendosin të rikthehen në vendlindje për të vënë në funksion pronat e trashëguara.

Në podkastin “Flasim” të kryeministrit Edi Rama u prezantuan sot tri raste të tilla suksesi, ku zgjedhja për t’u rikthyer në vendlindje, qoftë edhe nga emigracioni, u kthye në një sipërmarrje të suksesshme.

Entela dhe Kisi nga Komani dhe Taulanti nga Pogradeci ishin të ftuarit e radhës së kryeministrit Rama, të cilët treguan përvojat e tyre.

Historia e Entelës dhe bashkëshortit të saj, Sokolit, është një prej shembujve të kësaj prirjeje, teksa pas viteve të jetesës në Tiranë, zgjodhën të rikthehen në Koman dhe të investojnë në pronën e familjes, duke e parë zhvillimin e turizmit si një mundësi për të ndërtuar jetën dhe aktivitetin e tyre në vendlindje.

Entela tregoi se si vendosën të lënë Tiranën për t’u rikthyer në Koman, në shtëpinë e gjyshërve të bashkëshortit.

“Komanin nuk e kemi braktisur asnjë ditë”, tha ajo, duke kujtuar se edhe gjatë viteve kur banonin në Tiranë, ktheheshin atje çdo fundjavë. Sipas saj, familja kishte investuar prej vitesh në pronë, ndërsa në vitin 1998 kishte ndërtuar edhe një pishinë, pa e imagjinuar se zona do të shndërrohej në një destinacion të rëndësishëm turistik.

Duke folur për fluksin turistik, Entela u shpreh se “Komani është plot me turistë. Komani po punon me kapacitete të plota”.

Ndërsa Taulanti nga Pogradeci tregoi se si vendosi të kthehej në vendlindje nga Italia, ku kishte kryer studimet në Universitetin “La Sapienza” të Romës.

Taulanti vendosi të rikthehej dhe të konsolidonte baxhon e përpunimit të qumështit që kishte ngritur familja e tij. “Ndërmarrja është rritur. Kur unë erdha në vitin 2014 kishim 8 punonjës, ndërsa sot jemi 35 punonjës dhe mbi 400 fermerë që bashkëpunojmë. Ndryshova teknologjinë. Sot jemi në treg me standarde europiane”, theksoi ai.

Ai tregoi se si me kredinë e lehtësuar me 2% interes, falë Garancisë Sovrane të përfituar nga shteti, ka zgjeruar më tej linjën e produkteve. “Dua të fokusohem te turizmi, sepse e ardhmja është turizmi, që ne të kemi një produkt shqiptar autokton të cilin edhe do t’ua tregojmë turistëve”, shtoi ai.

Po ashtu edhe Kisi tregoi se si pas eksperiencës në emigracion në Francë vendosi të rikthehej në vendlindje dhe të ndërtonte një bar-kafe dhe kamping në Koman.

Duke folur për përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe ndikimin që sjell ajo në zhvillimin e destinacioneve tursitike, Rama theksoi se sfida kryesore është ruajtja e natyrës. “Duhet ruajtur dhe duhet menduar gjithmonë se çfarë e sjell turistin atje. E sjell natyra”, tha Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Jaupaj nënshkruan marrëveshje me IUCN: Projekte konkrete për mbrojtjen e natyrës

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj nënshkroi sot marrëveshjen e bashkëpunimit teknik ndërmjet Ministrisë së Mjedisit dhe Unionit Ndërkombëtar për Ruajtjen…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Jaupaj nënshkruan marrëveshje me IUCN: Projekte konkrete për mbrojtjen e natyrës

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj nënshkroi sot marrëveshjen e bashkëpunimit teknik ndërmjet Ministrisë së Mjedisit dhe Unionit Ndërkombëtar për Ruajtjen…