Festivali i Filmit Shqiptar, “Një filxhan kafe dhe këpucë të reja veshur” fiton Kupën

Pas 14 vitesh mungesë, Festivali i Filmit Shqiptar u rikthye në Tiranë, duke përmbyllur edicionin e tij


Pas 14 vitesh mungesë, Festivali i Filmit Shqiptar u rikthye në Tiranë, duke përmbyllur edicionin e tij me një mbrëmje gala dhe ndarjen e çmimeve për krijuesit, regjisorët dhe aktorët më të spikatur të kinematografisë shqiptare.

Çmimi kryesor, Kupa e Festivalit të Filmit, iu dha filmit “Një filxhan kafe dhe këpucë të reja veshur”, me regji të Gentjan Koçit, i cili u shpall fitues i këtij edicioni.

Në kategorinë e aktrimit, çmimi për Aktoren më të Mirë iu dha Adriana Matoshit për interpretimin në filmin “Luna Park”, ndërsa Çmimi për Aktorin më të Mirë shkoi për Blerim Destanin, për rolin në “Amsterdam Express”.

Çmimi për Regjisorin më të Mirë iu dha Gjergj Xhuvanit, ndërsa çmimi për Producentët më të Mirë u fitua nga Dritan Huqi dhe Vjollca Dedej.

Një prej vlerësimeve më të rëndësishme të mbrëmjes ishte Çmimi i Karrierës, që iu dha artistes së mirënjohur Tinka Kurti, në nderim të kontributit të saj të jashtëzakonshëm në kinematografinë dhe teatrin shqiptar.

Në kategoritë e tjera, Çmimi Filmi i Parë shkoi për “Derë e hapur”, me regji të Florenc Papasit; Çmimi i Muzikës më të Mirë për “Bolero në vilën e pleqve”, me muzikë të Endri Sinës; Çmimi për Skenarin më të Mirë për “Liqeni im”, me regji të Gjergj Xhuvanit; Çmimi për Producentin më të Mirë për “Amsterdam Express”, me producente Rozeta Ferin, ndërsa Çmimi për Fotografinë më të Mirë iu dha “Derë e hapur”, me fotografi të Sevdije Kastratit.

Festivali u zhvillua nga 3 deri më 12 shtator në disa prej hapësirave kulturore të Tiranës, ku u shfaqën rreth 220 filma të prodhuar nga viti 2012 e deri më sot. Filmat u prezantuan në Universitetin e Arteve, Kinemanë “Agimi”, Piramidën e Tiranës dhe në “Film Zone”, në sheshin “Nënë Tereza”.

Sipas organizatorëve, rreth 20 mijë shikues ndoqën filmat dhe aktivitetet e festivalit gjatë dhjetë ditëve, një tregues i interesit të publikut për kinematografinë shqiptare dhe rikthimin e kësaj ngjarjeje pas një mungese 14-vjeçare.

Në këtë edicion, krijuesit u vlerësuan përmes Jurisë Zyrtare, Akademisë së Filmit dhe votës së publikut. Rikthimi i festivalit synon të rivendosë një traditë të rëndësishme të kinematografisë shqiptare dhe të krijojë një hapësirë të qëndrueshme për promovimin e filmave, autorëve dhe aktorëve shqiptarë.

/Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Hoxha: Bashkëpunimi rajonal dhe integrimi evropian duhet të ecin krah për krah

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha mori pjesë në takimin Ministror të Nismës së Evropës Qendrore (CEI)…

Global 360

Kosova dhe Banka Botërore, marrëveshje për zhvillimin e ekoparqeve industriale

Projekti synon zgjerimin e kapaciteteve prodhuese vendore, tërheqjen e investimeve dhe krijimin e vendeve të reja të punës, me fokus…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha: Bashkëpunimi rajonal dhe integrimi evropian duhet të ecin krah për krah

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha mori pjesë në takimin Ministror të Nismës së Evropës Qendrore (CEI)…