Hoxha pret ambasadoren e re të BE-së: Zgjerimi do të jetë suksesi ynë i përbashkët

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka pritur në takim ambasadoren e re të BE-së në Tiranë, Sofia Moreira de Sousa.


Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka pritur në takim ambasadoren e re të BE-së në Tiranë, Sofia Moreira de Sousa.

“Mund të jetë e shtunë dhe një ditë e bekuar, por në rrugëtimin tonë drejt anëtarësimit në BE nuk ka pauzë dhe kohë të lirë”, shprehet Hoxha në një postim në rrjetin “X” pas takimit me ambasadoren.

Ai bën me dije se “patëm një shkëmbim thelbësor mbi procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, duke përfshirë përgatitjet për momentet e ardhshme në udhëtimin tonë evropian dhe rëndësinë e ruajtjes së ritmit dhe momentumit të negociatave”.

Kreyediplomati shqiptar theksoi angazhimin e vazhdueshëm të Shqipërisë për të realizuar reformat dhe për të përparuar me vendosmëri në të gjithë kapitujt negociues.

“Asnjëherë nuk mund ta theksojmë mjaftueshëm se procesi i anëtarësimit duhet të mbetet i bazuar fort në meritë, rezultate dhe besim të ndërsjellë. Shqipëria po bën pjesën e saj, me vendosmërinë, disiplinën dhe ndjesinë e qëllimit që kërkon ambicia jonë. Qasja jonë është e qartë: përmes reformave, ne sjellim më shumë Evropë në Shqipëri çdo ditë, ndërsa ecim me vendosmëri dhe qartësi drejt përfundimit të negociatave dhe objektivit tonë historik për t’u bërë anëtar i Bashkimit Evropian brenda kësaj dekade”, nënvizon ministri.

Në përfundim, Hoxha i uron mirëseardhjen në Shqipëri ambasadores Sofia Moreira de Sousa dhe thekson: “suksesi juaj do të jetë një sukses edhe për partneritetin tonë të veçantë, ashtu sikurse zgjerimi është një sukses i përbashkët: më shumë përparim për Shqipërinë, por edhe një investim strategjik për një Evropë më të fortë, më të sigurt dhe më të bashkuar”.

Pas takimit me ministrin Hoxha ka reaguar edhe Ambasadorja e BE-së, Sofia Moreira de Sousa duke deklaruar se “ruajtja e ritmit të reformave lidhur me integrimin evropian është thelbësore për përparimin e Shqipërisë drejt BE-së”.

Ajo shprehet në një postim në rrjetet sociale se takimi i parë me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha kishte në fokus progresin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.

“Si Ambasadore e BE-së, jam këtu për ta mbështetur Shqipërinë në çdo hap të këtij rrugëtimi. Shpreha gjithashtu solidaritetin tim lidhur me zjarret e fundit. BE-ja është e gatshme ta mbështesë Shqipërinë në përballimin e situatave të tilla” tha Ambasadorja e BE-së, Sofia Moreira de Sousa

Rama: Serbia nuk mund të bëjë funeral shtetëror për një kasap

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se “Serbia nuk mund të bëjë një funeral shtetëror për një kasap si Ratko…

Global 360

Meloni falënderon Ramën: Shqipëria partnere e çmuar, krenare për rrugëtimin tonë në BE

Kryeministri Edi Rama përgëzoi një ditë më parë homologen e tij italiane, Giorgia Meloni, e cila shënoi një rekord historik…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Serbia nuk mund të bëjë funeral shtetëror për një kasap

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se “Serbia nuk mund të bëjë një funeral shtetëror për një kasap si Ratko…