Kryetari i Akademisë së Shkencave takim me ambasadorin e Azerbajxhanit

Kryetari i Akademisë së Shkencave akad. Skënder Gjinushi priti ambasadorin e Republikës së Azerbajxhanit në Shqipëri z. Anar Huseynov


Kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, akad. Skënder Gjinushi, zhvilloi një takim kortezie me ambasadorin e Republikës së Azerbajxhanit në Republikën e Shqipërisë z. Anar Huseynov. Takimi u zhvillua me pjesëmarrjen e sekretares shkencore akad. Anila Hoda, kryetarit të Seksionit të Shkencave Shoqërore Albanologjike akad. Gëzim Hoxha dhe shefes së Marrëdhënieve me Jashtë dhe Publikun, prof. asoc. dr. Elda Zotaj. Delegacioni i ambasadës përbëhej nga ambasadori z. Anar Huseynov, këshilltari z. Alish Orujov dhe znj. Eva Xhani.

Takimi u zhvillua me synimin për nxitjen e hapave konkretë të bashkëpunimit mes institucioneve në të dyja vendet. Kryetari i Akademisë së Shkencave, akad. Skënder Gjinushi, në fjalën e tij foli për vizitën zyrtare të zhvilluar në Akademinë e Shkencave të Azerbajxhanit, dhe diskutimet e realizuara me presidentin e Akademisë akad. Isa Habibbeyli. Teksa vlerësoi marrëdhëniet e krijuara ndërmjet dy institucioneve, akad. Gjinushi e informoi ambasadorin edhe mbi dakordësinë e arritur në Azerbajxhan për një vizitë kthimi të Kryetarit të Akademisë së Shkencave të Azerbajxhanit në Shqipëri gjatë muajit nëntor.

Në këtë kuadër, akad. Skënder Gjinushi nënvizoi se marrëveshja ndërmjet dy akademive mund të shoqërohet me një protokoll bashkëpunimi, i cili do të konkretizojë realizimin e veprimtarive të përbashkëta. Ndër fushat me interes të veçantë, akad. Gjinushi përmendi arkeologjinë, historinë dhe gjuhësinë, si vijim i bashkëpunimit me Universitetin Sllav të Bakusë për krijimin e katedrës së gjuhës shqipe. Po ashtu, ai vlerësoi mundësitë e bashkëpunimit në fushën e biologjisë, ku Akademia e Shkencave e Shqipërisë ka një njësi që synohet të ngrihet në një nivel europian.

Ambasadori Huseynov u shpreh se një nga nismat më të fundit që ambasada ka përfshirë Akademinë është Forumi i 7-të Botëror për Dialogun Ndërkulturor, që do të zhvillohet më 27–29 tetor 2026 në Baku, Azerbajxhan. Z. Anar Huseynov ftoi kryetarin e Akademisë së Shkencave të bëhej pjesë dhe tha se kjo është një nismë që shërben si mundësi për të krijuar kontakte me institucionet shkencore dhe akademike në Azerbajxhan, duke shtuar se këto bashkëpunime nxisin interesin dhe janë ura lidhëse me institucionet kërkimore-shkencore mes dy vendeve.

Akad. Gjinushi falënderoi ambasadorin e Azerbajxhanit për ftesën dhe vlerësoi mundësitë që këto nisma krijojnë për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të të dyja vendeve. Në përfundim, kryetari i ASHSH-së theksoi rëndësinë e krijimit të urave të reja të bashkëpunimit, veçanërisht në fusha të reja me potencial të veçantë, si inteligjenca artificiale në fushën akademike. Në këtë drejtim, shkëmbimi i përvojave dhe zhvillimi i projekteve të përbashkëta mund të sjellin rezultate me interes për të dyja palët.

www.akad.gov.al

Nufi pret komandantin e ri të KFOR-it: Shqipëria kontribut në promovimin e stabilitetit në Kosovë

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi mikpriti sot në një takim komandantin e ri të misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR),…

Global 360

BE: Ligji për parandalimin e pastrimit të parave afron Kosovën me SEPA-n dhe tregun e BE-së

Bashkimi Evropian reagoi sot pas miratimit të ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave në lexim të dytë nga Kuvendi…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nufi pret komandantin e ri të KFOR-it: Shqipëria kontribut në promovimin e stabilitetit në Kosovë

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi mikpriti sot në një takim komandantin e ri të misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR),…