BSH lehtëson transfertat valutore, hiqet kërkesa për dokumentacion specifik justifikues

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë miratoi sot ndryshime në rregulloren “Për veprimtarinë valutore”, me synim thjeshtimin e procedurave për kryerjen e transfertave dhe përshtatjen e kuadrit rregullator me zhvillimet e reja në fushën e pagesave digjitale.


Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë miratoi sot ndryshime në rregulloren “Për veprimtarinë valutore”, me synim thjeshtimin e procedurave për kryerjen e transfertave dhe përshtatjen e kuadrit rregullator me zhvillimet e reja në fushën e pagesave digjitale.

Ndryshimet parashikojnë heqjen e kërkesës për paraqitjen e dokumentacionit specifik justifikues për transfertat korrente ndërmjet rezidentëve dhe jorezidentëve.

Çfarë do të thotë kjo në praktikë?

Në terma konkretë, qytetarët dhe bizneset do të kenë procedura më të thjeshta kur kryejnë transferta valutore që hyjnë në kategorinë e transfertave korrente. Pra, për këto transferta nuk do të kërkohet më që klienti të paraqesë dokumente specifike për të justifikuar pagesën, për sa kohë që transaksioni përmbush kërkesat e tjera ligjore.

Kjo pritet të reduktojë dokumentacionin dhe kohën e nevojshme për kryerjen e transfertave, duke e bërë procesin më të përshtatshëm për pagesat elektronike dhe shërbimet bankare online.

Ndryshimi lidhet edhe me zhvillimet e reja në sistemin e pagesave, përfshirë integrimin me SEPA-n, zhvillimin e Open Banking dhe pagesat e menjëhershme. Këto zhvillime synojnë që transfertat dhe pagesat ndërkufitare të kryhen në mënyrë më të shpejtë, të thjeshtë dhe të automatizuar.

Megjithatë, heqja e dokumentacionit specifik justifikues nuk do të thotë se transfertat do të kryhen pa kontrolle. Bankat dhe subjektet e tjera që i nënshtrohen rregullores do të vijojnë të zbatojnë detyrimet që përcakton legjislacioni për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

Ndryshimet sjellin gjithashtu harmonizimin e përkufizimeve të termave “rezident” dhe “jorezident” me standardet ndërkombëtare, duke u bazuar në parimin e rezidencës ekonomike.

Në praktikë, kjo do të thotë se përcaktimi nëse një person apo subjekt konsiderohet rezident ose jorezident do të lidhet me vendin ku zhvillohet dhe ushtrohet veprimtaria e tij ekonomike, në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Sipas Bankës së Shqipërisë, ndryshimet synojnë të modernizojnë kuadrin rregullator, të lehtësojnë procedurat për qytetarët dhe bizneset dhe ta përshtatin atë me transformimin digjital të sistemit të pagesave.

Gjithajshtu në mbledhjen e sotme BSH miratoi kryerjen e veprimtarisë financiare shtesë nga Banka ProCredit sh.a.

Në bazë të këtij vendimi, Banka ProCredit sh.a. do të kryejë veprimtarinë financiare shtesë të ndërmjetësimit në sigurime dhe risigurime, në rolin e agjentit.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Ministrja Sala jep dorëheqjen: Shkak, angazhimet ndërkombëtare në onkologji dhe inovacion

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala njoftoi sot dorëheqjen nga ky post për shkak të angazhimeve ndërkombëtare në…

Global 360

Bekim Sejdiu, kandidati i LVV-së dhe LDK-së për president të Kosovës

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike të Kosovës kanë arritur marrëveshje për kandidatin për president të Kosovës dhe ai do të…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ministrja Sala jep dorëheqjen: Shkak, angazhimet ndërkombëtare në onkologji dhe inovacion

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala njoftoi sot dorëheqjen nga ky post për shkak të angazhimeve ndërkombëtare në…