“Io Donna”: Shqipëria në shtator, det ëndrrash, plazhe më të qeta dhe çmime që ju befasojnë

Shqipëria, një nga destinacionet më tërheqëse të Mesdheut për pushime në shtator, po fiton gjithnjë e më shumë vëmendjen e turistëve që kërkojnë det, natyrë dhe çmime më të përballueshme, shkruan Simona Sirianni në një artikull të botuar në median italiane “Io Donna”.


Shqipëria, një nga destinacionet më tërheqëse të Mesdheut për pushime në shtator, po fiton gjithnjë e më shumë vëmendjen e turistëve që kërkojnë det, natyrë dhe çmime më të përballueshme, shkruan Simona Sirianni në një artikull të botuar në median italiane “Io Donna”.

Pas përfundimit të pikut të sezonit veror, bregdeti shqiptar ofron më shumë qetësi, ndërsa temperaturat dhe ujërat e Jonit mbeten ideale për pushime.

Saranda, Himara dhe Dhërmiu renditen ndër destinacionet që mund të shijohen në këtë periudhë, me kosto dukshëm më të ulët se gjatë muajve të verës, duke e bërë Shqipërinë një alternativë konkurruese në Mesdhe.

Në shtator, destinacionet më të kërkuara të Mesdheut janë dukshëm më pak të frekuentuara dhe shumë më të përballueshme.

Shtatori është muaji ideal për të udhëtuar duke kursyer, falë rënies së ndjeshme të çmimeve pas pikut të sezonit veror.

Në muajin shtator, shpenzimet për pushime janë më të ulëta, ndërsa deti mund të jetë edhe më i bukur se në korrik.

Ky është muaji kur rritja e ndjeshme e çmimeve gjatë sezonit veror ndalet dhe destinacionet më të kërkuara të Mesdheut bëhen shumë më ekonomike.

Megjithatë, pavarësisht se ky fakt është i njohur, shumica e turistëve vazhdojnë t’i planifikojnë pushimet gjatë ditëve më të shtrenjta të vitit. Megjithatë, jo të gjithë zgjedhin këtë mënyrë.

Të dhënat konfirmojnë se udhëtimet turistike jashtë sezonit, po shënojnë një rritje të vazhdueshme dhe po zgjidhen nga një numër gjithnjë e më i madh vizitorësh!

Pushime në shtator: Destinacionet që mund t’i vizitoni me gjysmën e kostos

Ekzistojnë disa destinacione në Mesdhe ku bukuria e peizazheve nuk zbehet aspak në fund të verës.

Përkundrazi, ato vazhdojnë të ofrojnë kushte të favorshme për pushime.

Nga brigjet me ujëra të kristalta të Shqipërisë së jugut te ishujt Jonianë të Greqisë, duke vijuar me thesaret baroke të Maltës dhe mrekullitë e fshehura mes Bazilikatës dhe Magna Graecia-s të Italisë – mundësitë për të vizituar vende të mrekullueshme me çmime dukshëm më të ulëta janë të shumta.

Shqipëria, në anën tjetër të Adriatikut

Bregdeti jonian i Shqipërisë, përbën një shembull të qartë të një destinacioni ekonomik, të njohur nga të gjithë në teori, por që në praktikë shfrytëzohet nga pak njerëz.

Destinacionet si Saranda, Himara dhe Dhërmiu ofrojnë një kosto relativisht të ulët, ujëra të kristalta dhe peizazhe shkëmbore të paprekura, të cilat mund të krahasohen me vendet më të njohura turistike.

Një darkë me peshk të freskët buzë detit ose qëndrimi në një hotel me dizajn, kushton sa gjysma e shumës që do të paguhej gjatë muajit gusht.

Përveç çmimeve më të përballueshme, udhëtimi në shtator ofron edhe një tjetër avantazh, më shumë qetësi në destinacionet bregdetare, duke e bërë më të lehtë shijimin e detit dhe peizazhit të jugut të Shqipërisë.

Media italiane “Io Donna” ka renditur pesë destinacionet mesdhetare më ekonomike për pushime në shtator:

1. Shqipëria, në anën tjetër të Adriatikut

1. Greqia dhe ishujt Jonianë pa shpenzime të mëdha

2. Malta dhe Gozo, një udhëtim shumë pranë Italisë

3. Sardenja e fshehur

4. Jugu i Italisë që të befason

Marrë nga ATSH

Shqipëria ratifikon Konventën për Mbrojtjen e Profesionit të Avokatit, Gogu: Pesë detyrime për shtetin

Shqipëria ratifikoi sot Konventën e Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Profesionit të Avokatit, marrëveshja e parë ndërkombëtare ligjërisht e…

Global 360

Meloni: Asnjë akt dhune nuk do të mbetet pa u ndëshkuar, kushdo që shkatërron, paguan

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni deklaroi dje në një videomesazh, pas miratimit të dekretit të ri për sigurinë nga Këshilli i…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shqipëria ratifikon Konventën për Mbrojtjen e Profesionit të Avokatit, Gogu: Pesë detyrime për shtetin

Shqipëria ratifikoi sot Konventën e Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Profesionit të Avokatit, marrëveshja e parë ndërkombëtare ligjërisht e…