INSTAT: Mbi 7 milionë vizitorë të huaj hynë në Shqipëri në 7 muaj, 2 milionë vetëm në korrik

Sipas të dhënave të INSTAT, në korrik në territorin shqiptar hynë 1 955 099 shtetas të huaj, në rritje me 7,1% krahasuar me korrikun e vitit 2025, kur u regjistruan 1 825 490 hyrje.


Shqipëria vijon të shënojë rritje të fluksit të të huajve, me gati 2 milionë hyrje të regjistruara vetëm gjatë muajit korrik 2026.

Sipas të dhënave të INSTAT, në korrik në territorin shqiptar hynë 1 955 099 shtetas të huaj, në rritje me 7,1% krahasuar me korrikun e vitit 2025, kur u regjistruan 1 825 490 hyrje.

Rritja e flukseve konfirmohet edhe nga shifrat për shtatë muajt e parë të vitit. Nga janari deri në korrik 2026, në Shqipëri janë regjistruar 7 014 168 hyrje të shtetasve të huaj, ose 6, 5% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Evropa vijon të jetë burimi kryesor i vizitorëve të huaj. Në korrik u regjistruan 1 833 396 hyrje nga vendet evropiane, ndërsa pjesën më të madhe e përbëjnë vizitorët nga Evropa Jugore, me 1 178 557 hyrje.

Pas saj renditet Evropa Qendrore/Lindore me 231 450 hyrje, Evropa Perëndimore me 224 975 dhe Evropa Veriore me 132 728 hyrje.

Të dhënat tregojnë gjithashtu një zgjerim të tregjeve turistike. Në korrik u regjistruan 67 928 hyrje nga Amerika, 16 723 nga Azia Lindore dhe Paqësori, 9 041 nga Afrika dhe 6 487 nga Azia e Jugut.

Sipas INSTAT, 99% e hyrjeve të shtetasve të huaj gjatë korrikut ishin për qëllime personale, tregues që u rrit me 7,3% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2025. Ndërkohë, hyrjet për qëllime biznesi dhe profesionale shënuan rënie me 8,9%.

Në total, gjatë korrikut në Shqipëri hynë 2 826 615 shtetas shqiptarë dhe të huaj, 6,1% më shumë se një vit më parë. Rritja e numrit të vizitorëve të huaj vijon të jetë një nga treguesit kryesorë të ecurisë së sezonit turistik 2026.

Burimi ATSH

INSTAT: Mbi 969 mijë vizitorë në strukturat akomoduese gjatë gushtit

Turizmi në Shqipëri vijoi të shënojë rritje në gusht 2026, me 10,3% më shumë vizitorë të akomoduar në struktura turistike…

Global 360

BE: Ligji për parandalimin e pastrimit të parave afron Kosovën me SEPA-n dhe tregun e BE-së

Bashkimi Evropian reagoi sot pas miratimit të ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave në lexim të dytë nga Kuvendi…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

INSTAT: Mbi 969 mijë vizitorë në strukturat akomoduese gjatë gushtit

Turizmi në Shqipëri vijoi të shënojë rritje në gusht 2026, me 10,3% më shumë vizitorë të akomoduar në struktura turistike…