Sako: Nis ndërtimi i Markatës së Manzës, mbështetje për prodhuesit vendas

Kryetarja e bashkisë Durrës, Emirana Sako njoftoi sot se ka nisur puna për ndërtimin e Markatës së Manzës, një investim që synon të mbështesë zhvillimin rural dhe ekonomik të Njësisë Administrative Manzë, në Durrës.


Kryetarja e bashkisë Durrës, Emirana Sako njoftoi sot se ka nisur puna për ndërtimin e Markatës së Manzës, një investim që synon të mbështesë zhvillimin rural dhe ekonomik të Njësisë Administrative Manzë, në Durrës.

Në një postim në rrjetet sociale, Sako bëri të ditur se projekti do të shërbejë jo vetëm si një hapësirë e re tregtimi, por edhe si pjesë e një strategjie më të gjerë për zhvillimin e zonës, e cila ka potencial të konsiderueshëm bujqësor dhe blegtoral.

Markata do të funksionojë si një pikë qendrore për mbledhjen, tregtimin, shpërndarjen dhe promovimin e prodhimeve ushqimore vendase, duke krijuar më shumë mundësi për fermerët dhe prodhuesit e zonës dhe duke synuar rritjen e vlerës së produkteve të tyre.

Sipas Sakos, investimi pritet të ndikojë gjithashtu në formalizimin dhe standardizimin e aktivitetit tregtar, përmirësimin e kushteve të sigurisë ushqimore dhe krijimin e një hapësire më funksionale e dinjitoze për komunitetin.

Kryebashkiakja e Durrësit nënvizoi se ndërtimi i Markatës së Manzës synon të kontribuojë edhe në përmirësimin e estetikës urbane të zonës, duke i dhënë një funksion të ri hapësirës dhe duke mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm të komunitetit.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Lamallari: Njësi e re për krimet mjedisore në polici

Në Policinë e Shtetit do të ketë një njësi të re me fokus të posaçëm krimet mjedisore.

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Lamallari: Njësi e re për krimet mjedisore në polici

Në Policinë e Shtetit do të ketë një njësi të re me fokus të posaçëm krimet mjedisore.