Hoxha i përgjigjet Djuriç: E ardhmja e rajonit nuk ndërtohet me kërcënime, por me dialog

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha reagoi sot ndaj deklaratës së ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Djuriç, për lumin Ibër, duke theksuar nevojën për dialog, besim dhe bashkëpunim në rajon.


Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha reagoi sot ndaj deklaratës së ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Djuriç, për lumin Ibër, duke theksuar nevojën për dialog, besim dhe bashkëpunim në rajon.

Hoxha vlerësoi tonin më të qetë të mesazhit të Djuriç, duke nënvizuar se e ardhmja e rajonit duhet të ndërtohet përmes dialogut dhe bashkëpunimit praktik dhe jo përmes kërcënimeve apo akuzave.

“E vlerësoj arsyetimin më të qetë përmbyllës në mesazhin e Marko Djuriç, sepse pikërisht aty qëndron e ardhmja e rajonit tonë: jo në kërcënime dhe akuza, por në dialog, besim dhe bashkëpunim praktik. Dhe kjo na kthen aty ku filloi ky shkëmbim mes nesh: Uji”, shkroi Hoxha në një postim në rrjetin social X.

“Uji është jetë. Nuk mban pasaportë, nuk lexon harta politike dhe nuk ndalet për të pyetur se nga cila anë e kufirit po rrjedh”, u shpreh Hoxha, duke kundërshtuar përdorimin e burimeve ujore si instrument presioni apo ndëshkimi.

“Shndërrimi i tij në një instrument ndëshkimi nuk është thjesht punë e dikujt tjetër”, shtoi Hoxha.

“Pra, po, lumi Ibër nuk rrjedh nëpër Shqipëri. Por nëse nesër dikush kërcënon se do t’ia ndërpresë Serbisë ujin që rrjedh nëpër territorin e saj, Shqipëria do të ishte po aq e zëshme. Jo sepse ai ujë do të përfundonte disi në Shqipëri, por sepse një kërcënim i tillë do të helmonte bashkëjetesën paqësore të këtij rajoni që bashkëndajmë”, theksoi Hoxha.

Hoxha theksoi se, fqinjësia e mirë nënkupton interesimin për çështjet që ndikojnë në stabilitetin dhe bashkëjetesën rajonale, përpara se ato të shndërrohen në probleme që prekin drejtpërdrejt interesat e vendeve.

“Për këtë janë fqinjët, apo jo? Jo për të llogaritur nëse uji arrin në rubinetin e tyre përpara se të vendosin nëse u intereson kjo si çështje, por për t’u interesuar përpara se llogaritje të tilla të vijnë për të përcaktuar hapësirën në të cilën jetojmë”, shkroi Hoxha.

Pra, vijoi ministri Hoxha, “ndoshta mund ta lëmë hidrologjinë këtu dhe të biem dakord për diçka më të thjeshtë. Lumenjtë duhet të mbajnë ujë, jo kërcënime, dhe kufijtë duhet të përcaktojnë juridiksione, jo të përçajnë përgjegjësinë tonë për paqen”.

Hoxha u ndal edhe te perspektiva evropiane e rajonit, duke theksuar se Shqipëria mbetet e interesuar për një Bashkim Evropian më të madh, që përfshin Kosovën, Serbinë, Shqipërinë dhe vendet e tjera të rajonit.

“Dhe sa i përket të gjitha gjërave “Më të Mëdha” të përmendura në këtë diskutim, Shqipëria mbetet e interesuar vetëm për një të tillë: një Bashkim Evropian më të Madh, që përfshin Kosovën, Serbinë, Shqipërinë dhe pjesën tjetër të rajonit tone”, shkroi Hoxha.

“Dyert dhe linjat tona telefonike janë gjithashtu të hapura, ashtu si edhe mendjet tona, kur bëhet fjalë për ndërtimin e shembujve më konkretë të asaj që shqiptarët dhe serbët mund të arrijnë së bashku”, theksoi Hoxha.

Pra, shtoi ministri, “le të vazhdojmë me më shumë Evropë, më pak mitologji dhe më shumë arsye për të parë të kaluarën tonë përmes syve të së ardhmes, në vend që ta shohim të ardhmen tonë me sytë e së kaluarës”.

“Dhe po, ujë për të gjithë. Për të pirë në paqe dhe për të ujitur po aq paqësisht, tokat pjellore të fqinjësisë sonë të përbashkët dhe të bukur”, përfundoi reagimin e tij ministri Hoxha.

/Marrë nga ATSH

Jaupaj sjell shembullin e “1998 Studio” në Shkodër: Ripërdorimi i materialeve, model i ekonomisë qarkulluese

Ekonomia qarkulluese po gjen zbatim edhe përmes sipërmarrjeve të reja që synojnë ripërdorimin e materialeve dhe reduktimin e mbetjeve, ndërsa…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Jaupaj sjell shembullin e “1998 Studio” në Shkodër: Ripërdorimi i materialeve, model i ekonomisë qarkulluese

Ekonomia qarkulluese po gjen zbatim edhe përmes sipërmarrjeve të reja që synojnë ripërdorimin e materialeve dhe reduktimin e mbetjeve, ndërsa…