Rama: Avioni i parë zjarrfikës nis operacionet, forcë e shtuar për përballimin e zjarreve

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot pamje nga operacionet për shuarjen e zjarreve në vend, duke vlerësuar angazhimin e forcave në terren dhe nisjen e aktivitetit të avionit të parë zjarrfikës.


Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot pamje nga operacionet për shuarjen e zjarreve në vend, duke vlerësuar angazhimin e forcave në terren dhe nisjen e aktivitetit të avionit të parë zjarrfikës.

Rama u shpreh se avioni i parë zjarrfikës ka nisur aktivitetin si forcë e shtuar për përballimin e situatës gjatë muajit gusht, duke theksuar se vendi është më i përgatitur për përballimin e rrezikut nga zjarret.

“Avioni i parë zjarrfikës ka nisur aktivitetin si forcë e shtuar e këtij gushti sfidues, i cili na gjen më të fortë e të përgatitur se asnjëherë më parë por edhe plotësisht të vetëdijshëm, për largqoftë rrezikun e përshkallëzimeve ekstreme të zjarreve përtej fuqive tona, siç po ndodh në disa vende të mëdha të Europës aktualisht”, deklaroi Rama.

Kryeministri shprehu gjithashtu respekt dhe mirënjohje për të gjitha forcat e angazhuara në terren për përballimin e situatës.

Sipas Agjencisë për Media dhe Informim, gjatë 12 orëve të fundit janë raportuar 14 vatra zjarri, nga të cilat 5 vijojnë të jenë aktive.

Operacionet për izolimin dhe shuarjen e tyre po zhvillohen me angazhimin e 182 forcave operacionale, 19 automjeteve zjarrfikëse, 3 helikopterëve dhe 1 avioni të Forcës Ajrore.

Ndërhyrjet janë përqendruar në zonën e Dajtit, në fshatin Riban të Mallakastrës, Shqiponjë të Prrenjasit, Vërzhezhë të Skraparit, Krekëz në Himarë, si dhe në zonën malore ndërmjet Stegopullit dhe Selckës, në bashkitë Libohovë dhe Dropull.

Strukturat e mbrojtjes civile vijojnë monitorimin dhe koordinimin e operacioneve për izolimin dhe shuarjen e vatrave aktive.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Hoxha: Bashkëpunimi rajonal dhe integrimi evropian duhet të ecin krah për krah

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha mori pjesë në takimin Ministror të Nismës së Evropës Qendrore (CEI)…

Global 360

Kosova dhe Banka Botërore, marrëveshje për zhvillimin e ekoparqeve industriale

Projekti synon zgjerimin e kapaciteteve prodhuese vendore, tërheqjen e investimeve dhe krijimin e vendeve të reja të punës, me fokus…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha: Bashkëpunimi rajonal dhe integrimi evropian duhet të ecin krah për krah

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha mori pjesë në takimin Ministror të Nismës së Evropës Qendrore (CEI)…