Histori deti dhe vere, peshkatari vlonjat: Kam kaluar gjithë jetën në det

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një video me historinë e një peshkatari nga Vlora.


Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një video me historinë e një peshkatari nga Vlora.

Në video një peshkatar vlonjat rrëfen historinë e tij. Ai tregon se është rritur me detin dhe se profesionin e ka mësuar që në fëmijëri nga familja.

“Detit nuk i dihet. E di kur shkon e nuk e di kur kthehesh. Mamaja më ka lindur në det. Qysh në fëmijëri e kam ushtruar profesionin e peshkatarit”, shprehet ai.

Peshkatari tregon se ka kaluar gjithë jetën në det dhe se gjatë viteve ka shërbyer e trajnuar rreth 800 peshkatarë.

“Me këtë det jemi rritur, me freskinë e këtij deti jetojmë. Është pjesë e qytetit të Vlorës”, shprehet ai, duke nënvizuar lidhjen e fortë të komunitetit vlonjat me detin dhe profesionin e peshkimit.

Në rrëfimin e tij, ai thekson edhe vlerat që kërkon profesioni i peshkatarit, duke përmendur respektin, durimin dhe përkushtimin ndaj detit.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Sot Shqipëria është një emër dhe një flamur që e respektojnë të gjithë

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me komunitetin shqiptar në Michigan, ku foli për rolin e diasporës dhe ndryshimin e…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Sot Shqipëria është një emër dhe një flamur që e respektojnë të gjithë

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me komunitetin shqiptar në Michigan, ku foli për rolin e diasporës dhe ndryshimin e…