Nufi: Javën e ardhshme vendimi për dërgimin e oficerëve shqiptarë në misionin ndërkombëtar në Gaza

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, deklaroi sot se javën e ardhshme pritet të miratohet në Këshillin e Ministrave vendimi për angazhimin e Shqipërisë në kuadër të forcës ndërkombëtare stabilizuese në Gaza.


Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, deklaroi sot se javën e ardhshme pritet të miratohet në Këshillin e Ministrave vendimi për angazhimin e Shqipërisë në kuadër të forcës ndërkombëtare stabilizuese në Gaza.

Në një deklaratë pas mbledhjes së qeverisë, Nufi bëri të ditur se Shqipëria do të kontribuojë fillimisht me oficerë shtabi në strukturën drejtuese të kësaj force, ndërsa vlerësimi për angazhimin e trupave konkrete do të bëhet në një fazë të mëvonshme.

“Javën që vjen me shumë mundësi do të miratojmë në Këshillin e Ministrave vendimin. Do të jemi këtu javën që vjen dhe do ta diskutojmë”, u shpreh ministri.

Sipas tij, angazhimi i Shqipërisë lidhet me pjesëmarrjen në shtabin e forcës ndërkombëtare stabilizuese, në përputhje me kontributin e marrë edhe në kuadër të Bordit të Paqes.

“Shqipëria ka marrë një angazhim që lidhet kryesisht me faktin që ne do të dërgojmë oficerë shtabi në shtabin e forcës ndërkombëtare stabilizuese, ashtu siç kemi marrë një angazhim tek Bordi i Paqes. Shqipëria do të jetë pjesë e këtyre trupave”, tha Nufi.

Ministri bëri të ditur se më herët është zhvilluar një mision rikonjicioni për shqyrtimin e territorit, rrethanave dhe kushteve në Gaza, në mënyrë që të përcaktohen më qartë detajet e angazhimit shqiptar.

“Kemi bërë një mision rikonjicioni, shqyrtimi të territorit, rrethanave dhe kushteve në Gaza. Pas atij misioni ne do të dërgojmë oficerët e shtabit që do të bëhen pjesë e shtabit të forcës ndërkombëtare stabilizuese”, deklaroi ai.

Nufi theksoi se pas vendosjes së oficerëve shqiptarë në strukturën e kësaj force do të kryhet edhe vlerësimi për një angazhim të mundshëm të trupave të tjera.

“Me dërgimin e këtyre forcave, këtyre oficerëve të shtabit në forcën ndërkombëtare stabilizuese, do të bëhet edhe vlerësimi për angazhimin e trupave konkrete”, u shpreh ministri.

Ai shtoi se në vijim do të bëhen të ditura numri i trupave që mund të angazhohen, vendndodhja dhe misioni specifik që do të zhvillojnë.

“Aty do të jem në gjendje të specifikojmë sa trupa do të dërgohen dhe ku do të dërgohen specifikisht, si dhe cili do të jetë misioni konkret që këta do të zhvillojnë”, përfundoi Nufi.

Burimi ATSH

MM: 11 vatra aktive zjarri, po ndërhyet nga ajri e toka

Ministria e Mbrojtjes bëri një përditësim të situatës së zjarreve në të gjithë vendin.

Global 360

Meloni falënderon Ramën: Shqipëria partnere e çmuar, krenare për rrugëtimin tonë në BE

Kryeministri Edi Rama përgëzoi një ditë më parë homologen e tij italiane, Giorgia Meloni, e cila shënoi një rekord historik…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

MM: 11 vatra aktive zjarri, po ndërhyet nga ajri e toka

Ministria e Mbrojtjes bëri një përditësim të situatës së zjarreve në të gjithë vendin.