Nufi: Kemi nisur përgatitjet për samitin e NATO-s në Tiranë, presim datën e zhvillimit

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, deklaroi sot se vendimi për zhvillimin e një samiti të NATO-s në Tiranë do të merret nga krerët e shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të Aleancës.


Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, deklaroi sot se vendimi për zhvillimin e një samiti të NATO-s në Tiranë do të merret nga krerët e shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të Aleancës.

Në një deklaratë pas mbledhjes së qeverisë, i pyetur për mundësinë e organizimit të një samiti të NATO-s në kryeqytetin shqiptar, Nufi sqaroi se zhvillimi i samiteve përcaktohet nga vendimmarrja e vendeve anëtare dhe jo nga struktura administrative e Aleancës.

“Që samiti do zhvillohet në Tiranë është vendosur në Hagë, nuk është vendosur në Ankara”, tha ai.

“Ka një vendimmarrje, një angazhim nga Aleanca që lidhet me zhvillimin e samiteve dhe kjo bëhet nga krerët e shteteve. Organizata është organizuese e punës, por zhvillimin e samiteve e vendosin krerët e shteteve të vendeve anëtare”, tha Nufi.

Ai bëri të ditur se ende nuk është përcaktuar nëse një samit i ardhshëm do të zhvillohet në vitin 2027 apo 2028, duke theksuar se ky është një vendim që i takon Aleancës.

“Samiti i radhës, nëse do të jetë në vitin 2027 apo në vitin 2028, do të përcaktohet nga Aleanca. Në momentin që do të bëhet e ditur data ku do të zhvillohet samiti, atëherë do të merren edhe masat për angazhimin”, u shpreh ministri.

Nufi tha se institucionet shqiptare kanë nisur përgatitjet paraprake dhe kanë ngritur një task-forcë, duke marrë si referencë edhe eksperiencat e vendeve të tjera në organizimin e aktiviteteve të tilla ndërkombëtare.

“Kemi ngritur task-forcën, kemi parë një shembull shumë të mirë të zhvillimit të samitit në Ankara dhe të samiteve të tjera. Do të shikojmë, në momentin e vendosjes së saktë, edhe angazhimin e kësaj task-force dhe të gjithë elementëve të qeverisë shqiptare për zhvillimin e samitit”, deklaroi ai.

Sipas ministrit, përgatitjet do të përfshijnë të gjitha aspektet që lidhen me organizimin e një aktiviteti të përmasave të tilla, duke përfshirë sigurinë, transportin, logjistikën dhe koordinimin institucional.

Duke folur për angazhimet e NATO-s për rritjen e shpenzimeve në mbrojtje, Nufi u ndal te vendimet e marra në samitet e fundit të Aleancës.

“E kam thënë dhe e ritheksoj në Samitin e Hagës u vendos që shpenzimet për mbrojtjen të shkojnë në 5%. Në samitin e Ankarasë u diskutua konkretisht se sa është masa e arritur dhe mund të themi se nga të gjitha shtetet anëtare ka një angazhim për të mbajtur atë që është vendosur në Samitin e Hagës”, tha ai.

Ministri theksoi se në samitin që do zhvillohet në Tiranë do të fokusohen në diskutimin e masave konkrete për forcimin e sigurisë së përgjithshme të Aleancës dhe zbatimin e vendimeve të marra nga vendet anëtare.

Marrë nga ATSH

Gonxhja: Ligji për të Drejtën e Autorit, mbron krijuesit shqiptarë

Sot në Kuvend u miratua Ligji për të Drejtën e Autorit.

Global 360

Meloni: Asnjë akt dhune nuk do të mbetet pa u ndëshkuar, kushdo që shkatërron, paguan

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni deklaroi dje në një videomesazh, pas miratimit të dekretit të ri për sigurinë nga Këshilli i…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gonxhja: Ligji për të Drejtën e Autorit, mbron krijuesit shqiptarë

Sot në Kuvend u miratua Ligji për të Drejtën e Autorit.