Nufi: Samiti i ardhshëm i NATO-s në Tiranë, vlerësim për rëndësinë strategjike të Shqipërisë

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, deklaroi sot se vendimi për zhvillimin e samitit të ardhshëm të NATO-s në Tiranë përbën një moment me rëndësi strategjike për Shqipërinë dhe shprehje të qartë të besimit të aleancës ndaj rolit të vendit tonë në sigurinë kolektive.


Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, deklaroi sot se vendimi për zhvillimin e samitit të ardhshëm të NATO-s në Tiranë përbën një moment me rëndësi strategjike për Shqipërinë dhe shprehje të qartë të besimit të aleancës ndaj rolit të vendit tonë në sigurinë kolektive.

Në një konferencë për shtyp me gazetarët, Nufi u shpreh se në samitin e fundit të NATO-s u konfirmua nga Sekretari i Përgjithshëm i aleancës, Mark Rutte, se samiti i ardhshëm do të zhvillohet në Tiranë.

Sipas ministrit, datat dhe detajet e organizimit do të përcaktohen nga vetë NATO-ja, ndërsa mbajtja e një eventi të këtyre përmasave në Shqipëri dëshmon vlerësimin për vendin si një aleat i besueshëm dhe i përgjegjshëm, si dhe rolin e tij si faktor stabiliteti në rajon dhe më gjerë.

Nufi theksoi se mjedisi ndërkombëtar i sigurisë ka ndryshuar rrënjësisht, duke përmendur luftën në Ukrainë, konfliktet në rajone të ndryshme të botës, kërcënimet kibernetike, luftën hibride dhe zhvillimet e reja teknologjike në fushën ushtarake, të cilat, sipas tij, kanë ndryshuar mënyrën se si shtetet duhet të përgatiten për sfidat e sigurisë.

Ministri Nufi shtoi se “NATO në fazën aktuale është NATO 3.0, një aleancë e fokusuar te gatishmëria, kapacitetet dhe aftësia për t’iu përgjigjur kërcënimeve të reja”.

“Faza e parë e NATO-s lidhej me parandalimin gjatë Luftës së Ftohtë, ndërsa periudha pas saj u karakterizua nga menaxhimi i krizave”, tha Nufi, ndërsa shtoi se NATO-ja e sotme është një aleancë e orientuar drejt forcimit të kapaciteteve mbrojtëse dhe reagimit të shpejtë.

Në këtë kuadër, Nufi tha se Shqipëria po përgatitet për këtë realitet të ri përmes rritjes së investimeve në mbrojtje dhe siguri, forcimit të kapaciteteve ushtarake, modernizimit të Forcave të Armatosura, zhvillimit të teknologjisë dhe fuqizimit të strukturave strategjike dhe të mbrojtjes kibernetike.

Marrë nga ATSH

Pagat e gjyqtarëve, Gogu: Ka boshllëk ligjor, mosmarrëveshja do të zgjidhet në Kuvend

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, deklaroi sot se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për pagat e magjistratëve është i detyrueshëm për…

Global 360

Meloni falënderon Ramën: Shqipëria partnere e çmuar, krenare për rrugëtimin tonë në BE

Kryeministri Edi Rama përgëzoi një ditë më parë homologen e tij italiane, Giorgia Meloni, e cila shënoi një rekord historik…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Pagat e gjyqtarëve, Gogu: Ka boshllëk ligjor, mosmarrëveshja do të zgjidhet në Kuvend

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, deklaroi sot se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për pagat e magjistratëve është i detyrueshëm për…