Balla: Ndryshimet në Kodin Civil, tjetër hap drejt harmonizimit me legjislacionin e BE-së

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, prezantoi sot në Komisionin për Europën dhe Punët e Jashtme projektligjin për ndryshimet në Kodin Civil, duke e cilësuar atë një tjetër hap konkret në procesin e harmonizimit të legjislacionit shqiptar me të drejtën e Bashkimit Europian.


Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, prezantoi sot në Komisionin për Europën dhe Punët e Jashtme projektligjin për ndryshimet në Kodin Civil, duke e cilësuar atë një tjetër hap konkret në procesin e harmonizimit të legjislacionit shqiptar me të drejtën e Bashkimit Europian.

Në nisje të fjalës së tij, Balla iu referua mungesës së deputetëve të opozitës në Kuvend dhe komisione, duke shprehur bindjen që ata t’i rikthehen punës parlamentare.

“Besoj që edhe kolegët deputetë të opozitës të vijnë në Kuvendin e Shqipërisë. Shpresoj në orën 11:00 të ketë tym të bardhë, në mënyrë që t’i rikthehen punës parlamentare, për të votuar ligjet që lidhen me përafrimin e legjislacionit me BE-në”, u shpreh Balla.

Balla theksoi se ndërsa Shqipëria ndodhet në një fazë të rëndësishme të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian, çdo ndërhyrje ligjore që lidhet me përafrimin me standardet europiane ka rëndësi të drejtpërdrejtë për këtë proces.

Balla u ndal te ndryshimet e propozuara në Kodin Civil, të cilat synojnë transpozimin e Direktivës së BE-së 2024/2853 “Për përgjegjësinë ndaj produkteve me mangësi”, si dhe përafrimin me Direktivën 2011/7 “Për luftën kundër pagesave të vonuara në transaksionet tregtare”.

Sipas tij, kjo nismë adreson problematika të ngritura nga bizneset, sipërmarrjet dhe organizatat jofitimprurëse lidhur me vonesat në pagesa, duke garantuar më shumë siguri juridike në marrëdhëniet tregtare.

Projektligji sjell ndryshime për qartësimin e rregullave mbi kamatëvonesat, zgjeron rastet kur një produkt konsiderohet me mangësi në përputhje me zhvillimet teknologjike dhe forcon mbrojtjen e personit të dëmtuar.

“Projektligji qartëson se përgjegjësia e prodhuesit ndaj personit të dëmtuar nuk mund të kufizohet apo të përjashtohet me marrëveshje kontraktore ose me ligj”, deklaroi Balla.

Po gjatë ditës së sotme, Balla prezantoi ndryshimet në Kodin Civil edhe në Komisionin për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, si dhe në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike.

Lexo më shumë nga

Rama: “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, mbështetje bizneseve të vogla dhe të mesme deri në 2 milionë euro

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se programi kombëtar “Dyfisho sipërmarrjen tënde” synon të mbështesë ndërmarrjet e vogla dhe…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, mbështetje bizneseve të vogla dhe të mesme deri në 2 milionë euro

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se programi kombëtar “Dyfisho sipërmarrjen tënde” synon të mbështesë ndërmarrjet e vogla dhe…