“Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Ibrahimaj: Financim deri në 2 milionë euro për bizneset

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj mori pjesë sot në ceremoninë e prezantimit të Programit Kombëtar “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, një nismë që synon të mbështesë rritjen, zgjerimin dhe rritjen e konkurrueshmërisë së sipërmarrjeve shqiptare.


Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj mori pjesë sot në ceremoninë e prezantimit të Programit Kombëtar “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, një nismë që synon të mbështesë rritjen, zgjerimin dhe rritjen e konkurrueshmërisë së sipërmarrjeve shqiptare.

Në fjalën e saj Ibrahimaj tha se “uroj shumë që nga sot të gjitha bizneset, të cilat në fakt gjatë muajve të fundit kanë pasur një interes të jashtëzakonshëm për këtë produkt, të drejtohen pranë sporteleve të bankave dhe të pyesin për programin “Dyfisho sipërmarrjen tënde”. Ne jemi këtu, pa diskutim, me të gjithë partnerët, për të garantuar që produkti do të jetë aty për ta, për të gjithë sektorët e mbështetjes, me një vlerë financimi deri në 2 milionë euro, me një afat maturiteti deri në 10 vjet dhe me një normë interesi nga 2 deri në 3%, duke qenë se qeveria shqiptare mbulon deri në 70% të kolateralit”.

Ibrahimaj theksoi se “ky program është iniciuar nga vullneti dhe vizioni ynë për të dyfishuar sipërmarrjen shqiptare, që është zemra e ekonomisë shqiptare, jo vetëm në përmasa, por në cilësi, në eficiencë, në produktivitet, sepse ne besojmë fort se vetëm nëpërmjet investimeve mund ta zgjerojmë ekonominë tonë, mund ta mbajmë ritmin e rritjes në nivelet që e kemi pasur në vitet e fundit dhe mund të zgjerojmë horizontet, duke hyrë në tregje jo vetëm evropiane, por edhe më gjerë. Programi është ndërtuar bazuar në nevojat e biznesit”.

“Ne vitet e fundit, kemi parë një ekonomi e cila rritet me dinamizëm. Një ekonomi që është rritur mesatarisht me 4% nga viti në vit. Një ekonomi në të cilën çdo vit numri i sipërmarrjeve rritet me norma dyshifrore. Vetëm në gjashtëmujorin e parë të vitit ne kemi rreth 12.000 sipërmarrje të reja. Në vitin e kaluar kemi pasur 25.000 sipërmarrje të reja dhe këta numra nuk janë numra të ftohtë, të cilët tregojnë vetëm shifra makroekonomike”, theksoi Ibrahimaj.
Ministrja Ibrahimaj u shpreh se “numrat e rritjes së sipërmarrjes na tregojnë që ka besim që ekonomia do të vazhdojë të rritet. Ka besim që ne do të vazhdojmë të mbështesim sipërmarrjen. Ka potencial për të rritur punësimin, ka potencial për të rritur të ardhurat dhe ka vizion për të arritur tregje”.

Sipas saj, procesi i integrimit evropian është një proces i cili i jep të gjithëve një mundësi të jashtëzakonshme për të arritur një treg me 450 milionë banorë.
“Por kjo nuk bëhet vetëm. Vizioni ynë për të mbështetur sipërmarrjen është një vizion afatgjatë, ku ne duam të jemi partner i rritjes në investime në çdo biznes, në çdo cep të Shqipërisë dhe prandaj ky program është ndërtuar bazuar në nevojat që tregu kishte, pasi financimi dhe aksesi në financa është një instrument thelbësor për zhvillimin e investimeve”, nënvizoi Ibrahimaj.

Ministrja Ibrahimaj bëri të ditur se “e nisëm duke pyetur sipërmarrësit se cilat ishin problematikat e financimit dhe, sigurisht, ndër problematikat kryesore ishte norma e lartë e interesit, ishte kolaterali dhe gjithashtu ishte madhësia e biznesit. Për këtë ne ndërtuam një program, në bashkëpunim me sektorin bankar, në bashkëpunim me Bankën e Shqipërisë, i cili i përgjigjet nevojave të të gjitha sipërmarrjeve”.

Ajo tha se “duam që t’i japim mundësi çdo sipërmarrësi shqiptar që të zgjerojë aktivitetin e vet, me qëllim që të rrisë produktivitetin, të arrijë standardet të cilat janë të kërkuara për të arritur tregjet ndërkombëtare, pasi ne besojmë fort që, duke fuqizuar eksportet, ne do të arrijmë që të kemi një vlerë të shtuar të rritur në vend dhe një rritje ekonomike të qëndrueshme. Sigurisht, siç thashë më parë, kjo përkthehet në të ardhura më të larta, në më shumë punësim”.

Ky, shtoi Ibrahimaj, nuk është instrumenti i vetëm që ne do të ndërtojmë me qëllim mbështetjen e biznesit në procesin e Bashkimit Evropian, por besojmë fort që, nëpërmjet rritjes së financimit, nëpërmjet kredisë, ne do të arrijmë qëllimet tona afatmesme.

“Kredia, në fakt, është rritur për sipërmarrjen me norma dyshifrore. Ditët e fundit është rritur me 15%. Do të thotë që ka pasur më shumë financime në dispozicion e megjithatë vetëm 26% e kredisë për biznesin shkon tek ndërmarrjet e mesme dhe të vogla. Janë ndërmarrjet e mesme dhe të vogla që ne duam të mbështesim me këtë program, pasi ato, në fakt, janë 99% e ndërmarrjeve aktive në Shqipëri, përbëjnë mbi 80% të punësimit, mbi 70% të të ardhurave, të vlerës së shtuar, pra kanë një kontribut jashtëzakonisht të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik”, tha Ibrahimaj duke shtuar se ato duhen fuqizuar në drejtim të automatizimit dhe inovacionit.

/Marrë nga ATSH

“Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Sejko: Norma të ulëta interesi dhe garanci sovrane deri në 70% të kolateralit

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, mori pjesë në ceremoninë e prezantimit të Programit Kombëtar “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

“Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Sejko: Norma të ulëta interesi dhe garanci sovrane deri në 70% të kolateralit

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, mori pjesë në ceremoninë e prezantimit të Programit Kombëtar “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”