
Shqipëria rritje domethënëse të trafikut ajror të pasagjerëve në maj
Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale tabelën krahasuese, sipas së cilës Shqipëria shënoi një rritje prej 26% të trafikut të pasagjerëve, duke u renditur pas Sllovakisë me 112,8% dhe Maqedonisë së Veriut me 27,4%.

Shqipëria vijon të shënojë rritje të trafikut ajror të pasagjerëve, duke u renditur ndër vendet me performancën më të lartë në Evropë, sipas statistikave të publikuara për performancën e shteteve në transportin ajror për muajin maj 2026, krahasuar me majin 2025.
Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale tabelën krahasuese, sipas së cilës Shqipëria shënoi një rritje prej 26% të trafikut të pasagjerëve, duke u renditur pas Sllovakisë me 112,8% dhe Maqedonisë së Veriut me 27,4%.
“Maji me rritje domethënëse”, shkroi Rama, duke vlerësuar ecurinë e sektorit të transportit ajror.
Sipas statistikave të referuara, pas Shqipërisë renditen Mali i Zi me 17,8%, Malta me 16,5%, Uzbekistani me 16,2% dhe Estonia me 13,1%, ndërsa disa vende evropiane kanë shënuar rënie të trafikut ajror gjatë së njëjtës periudhë.
Rritja e trafikut në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” pasqyron zgjerimin e lidhjeve ajrore dhe shtimin e numrit të pasagjerëve, në një kohë kur Shqipëria vijon të regjistrojë fluks në rritje të turistëve dhe udhëtarëve ndërkombëtarë.
Burimi ATSH



















