Alberti: Shëndetësia do të jetë shtyllë e partneritetit strategjik Shqipëri–Itali

Ambasadori i Italisë në vendin tonë, Marco Alberti, mori pjesë në prezantimin e Health Hub Hospital, (HHH) një spital ekselence europiane që vjen në Tiranë nga Grupi San Donato.


Ambasadori i Italisë në vendin tonë, Marco Alberti, mori pjesë në prezantimin e Health Hub Hospital, (HHH) një spital ekselence europiane që vjen në Tiranë nga Grupi San Donato.

Në fjalën e tij ambasadori Alberti theksoi se “me hapjen e këtij spitali do të sjellim më të mirën që Italia ka dhe do të bëjmë më të mirën tonë që kjo e mirë të forcojë miqësinë strategjike mes dy vendeve”.

“Kemi vullnetin ndërmjet dy vendeve jo për shkak të miqësisë historike të konsoliduar tashmë, por për ta transformuar këtë miqësi në partneritet strategjik. Ajo që kemi vënë re së bashku me kryeministrin Rama është që miqësia duhet transformuar në diçka strategjike dhe nuk ka strategji pa zgjedhje”, tha ai.

Ambasadori Italian u shpreh se “hapi i parë ishte zgjedhja e sektorit shëndetësor një nga zgjedhjet që u bënë pjesë e marrëveshjes së re mes dy qeverive shumë të dëshiruar nga kryeministri Rama dhe të mbështetur edhe nga kryeministrja Meloni që përcaktoi përparësitë dhe shëndetësia është një prej tyre”.

“Po punojmë që shëndetësia të bëhet një shtyllë e bashkëpunimit strategjik mes dy vendeve. Shëndetësia nxit investimet e tjera, mendoj turizmin rritja fantastike e turizmit në Shqipëri kërkon edhe struktura që i shërben turistëve në të ardhmen në shëndetësi”, tha Alberti.

Ambasadori Alberti u shpreh se “qytetarët kanë nevojë për shëndetësinë dhe shtetet duhet të investojnë në shëndetësi dhe marrëdhënia mes dy shteteve duhet të bazohet në këtë”.

Lexo më shumë nga

Nufi pret komandantin e ri të KFOR-it: Shqipëria kontribut në promovimin e stabilitetit në Kosovë

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi mikpriti sot në një takim komandantin e ri të misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR),…

Global 360

BE: Ligji për parandalimin e pastrimit të parave afron Kosovën me SEPA-n dhe tregun e BE-së

Bashkimi Evropian reagoi sot pas miratimit të ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave në lexim të dytë nga Kuvendi…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nufi pret komandantin e ri të KFOR-it: Shqipëria kontribut në promovimin e stabilitetit në Kosovë

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi mikpriti sot në një takim komandantin e ri të misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR),…