Shërbimi i Ndërlidhjes kremton 95-vjetorin, Nufi: Komponent strategjik i sigurisë kombëtare

Komanda Kibernetike e Ndërlidhjes, pjesë e Forcave tona të Armatosura, kremtoi sot 95-vjetorin e krijimit të Shërbimit të Ndërlidhjes.


Komanda Kibernetike e Ndërlidhjes, pjesë e Forcave tona të Armatosura, kremtoi sot 95-vjetorin e krijimit të Shërbimit të Ndërlidhjes.

Në ceremoninë e organizuar me këtë rast morën pjesë ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, gjenerallejtënant Arben Kingji, si dhe gjeneralë, oficerë, nënoficerë, punonjës civilë, ushtarë, veteranë të Shërbimit të Ndërlidhjes etj.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Nufi theksoi se, Shërbimi i Ndërlidhjes është një komponent shumë i rëndësishëm dhe i pazëvendësueshëm i Forcave të Armatosura, pa të cilin asnjë operacion nuk mund të realizohet, pasi siguron komunikimin.

Ai shprehu mirënjohje për të gjithë brezat që kanë shërbyer në këtë strukturë, duke vlerësuar veçanërisht kontributin e veteranëve dhe efektivëve aktualë që vijojnë të garantojnë funksionimin e sistemeve të komunikimit dhe mbrojtjes kibernetike.

Më tej, Nufi u shpreh se Shqipëria, si vend anëtar i NATO-s, ka rritur ndjeshëm kapacitetet e ndërlidhjes dhe mbrojtjes kibernetike, duke mundësuar ndërveprimin e plotë me sistemet e Aleancës.

“Si vend anëtar i NATO-s, Shqipëria ka një përgjegjësi të qartë dhe ambicie të mëdha. Sot, sistemet tona të ndërlidhjes janë të ndërveprueshme me ato të Aleancës, duke iu mundësuar komunikim të sigurt dhe të besueshëm në çdo operacion të përbashkët. Ky është rezultat i profesionalizmit tuaj, por edhe i investimeve të vazhdueshme në modernizimin e teknologjive dhe zhvillimeve njerëzore”, tha ministri.

Nufi shprehu mirënjohjen për partneritetin tonë strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si edhe për të gjithë aleatët dhe partnerët që kanë mbështetur zhvillimin e kapaciteteve tona.

“Falë këtij bashkëpunimi, kemi rritur standardet e trajnimit, kemi modernizuar infrastrukturën dhe kemi ndërtuar kapacitete, që sot janë plotësisht të integruara në arkitekturën e sigurisë së Aleancës”, u shpreh Nufi.

Ai theksoi se modernizimi i Forcave të Armatosura mbetet prioritet i qeverisë shqiptare, duke përfshirë investime në teknologji, infrastrukturë kritike dhe zhvillim profesional të personelit.

Burimi ATSH

Hoxha uron presidenten e re të Kosovës: Dëshmi e pjekurisë së institucioneve demokratike

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha uroi sot Presidenten e sapozgjedhur të Kosovës, Justina Shiroka-Pula.

Global 360

Kosova me presidente të re/ Kuvendi zgjedh Justina Shiroka Pulën

Justina Shiroka-Pula është zgjedhur presidente e re e Republikës së Kosovës, duke marrë 81 vota në Kuvend dhe duke i…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha uron presidenten e re të Kosovës: Dëshmi e pjekurisë së institucioneve demokratike

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha uroi sot Presidenten e sapozgjedhur të Kosovës, Justina Shiroka-Pula.