Përfundojnë 40% e punimeve për nënstacionin e ri elektrik në Kamzë

Gjatë inspektimit të punimeve në kantier, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, tha se projekti po realizohet me mbështetjen e qeverisë shqiptare dhe asaj gjermane.


Nënstacioni i ri elektrik në Kamzë pritet të sjellë standarde më të larta teknike dhe furnizim më të qëndrueshëm me energji elektrike për konsumatorët e zonës.

Gjatë inspektimit të punimeve në kantier, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, tha se projekti po realizohet me mbështetjen e qeverisë shqiptare dhe asaj gjermane.

“Ky është një investim që po realizohet me mbështetjen e qeverisë shqiptare dhe asaj gjermane. Është një projekt ndër më të rëndësishmit në sektorin energjetik. Ndërsa kemi një bashkëpunim më të thellë me qeverinë gjermane në këtë sektor me vlerë 30 milionë euro, që përfshin digjitalizimin e nënstacioneve, këtë nënstacion të ri dhe rehabilitimin e 12 nënstacioneve të tjera”, tha ministri.

Sipas tij, investimi prej 13 milionë eurosh synon modernizimin e rrjetit dhe rritjen e kapaciteteve. “Projekti me vlerë 13 milionë euro synon vendosjen e fiderave të rinj 20 kilovolt”, deklaroi Karakaci.

Administratori i OSSH sh.a Blendian Dalipi, u shpreh se nënstacioni i ri është tërësisht i ri dhe zëvendëson infrastrukturën e vjetër.

“Ky është një nënstacion tërësisht i ri, 120 kilovolt, që do të zëvendësojë të gjitha linjat e vjetra që kanë qenë në funksion në 60 vitet e fundit, duke rritur cilësinë e furnizimit me energji të zonës”, tha ai.

Dalipi theksoi edhe ndikimin që do të ketë ky investim në furnizimin e popullatës.

“Sot 110-120 kV është kapacitet që i përgjigjet nevojave urbane të zonës, ndërsa synohet të përmirësohet më tej cilësia e shërbimit të furnizimit me energji për afro 5 mijë abonentë”, u shpreh ai.

Administratori i OSSH sh.a sqaroi edhe ecurinë e punimeve.

“Në këtë investim aktualisht janë realizuar 40% e punimeve, ndërsa projekti parashikon vendosjen e pajisjeve të reja. Punimet kanë filluar në tetor 2025 dhe objektivi është të përfundojnë në mars 2027”, theksoi ai.

Sipas tij, projekti përfshin edhe zgjerimin e rrjetit.

“Faza e parë e këtij projekti rrit kapacitetin e furnizimit nga 8 megavat në 80 megavat, që është 10 fishi i kapaciteteve dhe do të ndërtohen edhe dy linja të tensionit të mesëm që zëvendësojnë linjat e vjetra. Paralelisht ka filluar edhe faza e dytë për instalimin e 8 fiderave të rinj dhe këtë vit kemi parashikuar ndërtimin edhe të rrjetit të tensionit të ulët”, tha Dalipi.

Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Karl Bergner vlerësoi bashkëpunimin mes dy vendeve në sektorin e energjisë.

“Ky është një moment i rëndësishëm i bashkëpunimit mes dy vendeve edhe në sektorin e energjisë”, deklaroi ai.

“Kam vizituar më parë nënstacionin e vjetër 60-vjeçar dhe është koha e duhur që po ndërtohet një nënstacion i ri, që do të përmirësojë stabilitetin e furnizimit me energji”, u shpreh ambasadori.

Ai theksoi edhe ndikimin rajonal të investimeve energjetike.

“Kemi bërë përparime edhe në linjën energjetike 400 kilovolt me Maqedoninë e Veriut duke rritur stabilitetin e rrjetit dhe duke krijuar mundësi që Shqipëria të rrisë eksportin e energjisë”, tha Bergner.

“Qasja e qeverisë gjermane është të bashkëpunojmë për përmirësimin e kushteve gjithmonë e më të prekshme për qytetarët dhe sipas standardeve të BE-së për ta mbështetur Shqipërinë në rrugën drejt BE-së”, deklaroi ambasadori gjerman Bergner.

/Burimi ATSH

Peleshi takim në Vatikan me papa Leonen XIV

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, u takua në Vatikan me Atin e Shenjtë, papa Leonen.

Global 360

Macron pas takimit me Ramën: Franca riafirmon mbështetjen për integrimin evropian të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim në Pallatin “Elysée” nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Diplovista

Rama në FII Europe 2026: Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës

Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës, deklaroi kryeministri Edi Rama në samitin ”Future Investment Initiative Europe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Chiara Modica Dona dalle Rose, Custode della Memoria, Artefice del Futuro

l’Anima di Skanderbeg e il Sogno di Leonardo da Vinci in una Donna del XXI Secolo