Rikthehen fluturimet direkte Shqipëri–Armeni nga Aeroporti i Rinasit

Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Rinas mirëpriti sot fluturimin e kompanisë “FlyOne” Armenia.


Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Rinas mirëpriti sot fluturimin e kompanisë “FlyOne” Armenia.

Ky fluturim shënoi nisjen e një partneriteti të ri dhe rikthimin e lidhjeve direkte mes Shqipërisë dhe Armenisë.

Sipas TIA-s, linja e re do të operojë dy herë në javë, çdo të hënë dhe të enjte, duke ofruar më shumë mundësi udhëtimi për pasagjerët, si dhe duke forcuar lidhjet turistike, ekonomike dhe kulturore mes dy vendeve.

Rrjeti i fluturimeve direkte në TIA vijon të zgjerohet, duke rritur mundësitë e lidhjes së Shqipërisë me tregje dhe destinacione të reja ndërkombëtare.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Nufi: Shqipëria e angazhuar për forcimin e bashkëpunimit rajonal në mbrojtje dhe siguri

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi mori pjesë në Ministerialin e Bashkëpunimit të Mbrojtjes të Evropës Qendrore dhe Ballkanit Perëndimor (CEDC),…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nufi: Shqipëria e angazhuar për forcimin e bashkëpunimit rajonal në mbrojtje dhe siguri

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi mori pjesë në Ministerialin e Bashkëpunimit të Mbrojtjes të Evropës Qendrore dhe Ballkanit Perëndimor (CEDC),…