Duka në Asamblenë Zgjedhore të Federatës Italiane të Futbollit, uron presidentin e ri Giovanni Malagò

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, në cilësinë e Zv.presidentit të UEFA-s, mori pjesë në Asamblenë e Jashtëzakonshme Zgjedhore të Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), ku Giovanni Malagò u zgjodh presidenti i ri i futbollit italian.


Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, në cilësinë e Zv.presidentit të UEFA-s, mori pjesë në Asamblenë e Jashtëzakonshme Zgjedhore të Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), ku Giovanni Malagò u zgjodh presidenti i ri i futbollit italian.

Gjatë punimeve të Asamblesë, Duka mbajti një fjalë përshëndetëse në emër të UEFA-s, duke përcjellë mesazhin e mbështetjes së institucionit më të lartë të futbollit europian për FIGC-në dhe futbollin italian.

Në fjalën e tij, Duka përcolli përshëndetjet e Presidentit të UEFA-s, Aleksander Čeferin, duke vlerësuar rolin dhe kontributin e FIGC-së si një nga federatat më të rëndësishme dhe me më shumë ndikim në futbollin europian.

“Është një nder i madh t’i përcjell përshëndetjet e UEFA-s kësaj asambleje të jashtëzakonshme. Ju përcjell përshëndetjet nga Presidenti Ceferin. Ne po ndjekim nga afër zhvillimet në futbollin italian dhe konfirmojmë mbështetjen tonë të plotë për FIGC-në, një nga federatat më me ndikim dhe më të shquara në futbollin evropian”, tha Duka.

Ai shprehu mirënjohjen për ish-presidentin Gabriele Gravina për punën, përkushtimin dhe përgjegjshmërinë e treguar në drejtimin e futbollit italian gjatë viteve të fundit, duke nënvizuar se rezultatet e arritura nga Italia në të gjitha nivelet dëshmojnë për forcën dhe cilësinë e sistemit të futbollit në vend.

“Dua të them disa fjalë në veçanti për Gabriele Gravinën, i cili nuk është vetëm presidenti i FIGC dhe zv.presidenti i UEFA-s, por edhe një mik me të cilin kam ndarë vite të rëndësishme në futbollin evropian. E falënderoj për punën e tij, pasionin dhe ekspertizën e tij, si dhe ndjenjën e përgjegjësisë me të cilën e udhëhoqi FIGC-në gjatë kohërave të vështira. Dorëheqja e tij tregon përkushtimin e tij ndaj futbollit italian; është një vendim që meriton respekt, sepse marrja e përgjegjësisë në kohë të vështira kërkon guxim”, theksoi Duka.

Presidenti Duka theksoi se futbolli italian ka ndërtuar themele të forta për të ardhmen, falë investimeve në zhvillimin e talenteve dhe sektorin e të rinjve, ndërsa vlerësoi edhe sukseset e përfaqësueseve italiane në vitet e fundit.

“Dështimi për t’u kualifikuar për Kupën e Botës është një zhgënjim që prek të gjithë; ka dëmtuar futbollin italian, ka dëmtuar Gabriele-n dhe ka prekur të gjithë ne që ndjekim futbollin. Humbja e një ndeshjeje pa meritë, një karton i kuq dhe një penallti e humbur mund të eklipsojnë vite të tëra pune dhe të ndikojnë opinionin publik.

Duhet të shohim përtej një episodi të vetëm; do të ishte gabim të ndaleshim vetëm te ky rezultat i ndeshjeve për play-off. Italia fitoi Kampionatin Evropian në vitin 2021, arriti gjysmëfinalen historike për ekipin kombëtar të vajzave në vitin 2025 dhe ka pasur suksese me ekipeve kombëtare të të rinjve në kompeticionet ndërkombëtare.

Këto nuk janë rezultate të rastësishme, ato tregojnë se futbolli italian prodhon talente, puna e bërë në sektorin e të rinjve është e shkëlqyer dhe themelet për të ardhmen janë të forta”, shtoi Duka.

Në fund të fjalës së tij, zv.presidenti i UEFA-s uroi dy kandidatët për gatishmërinë e tyre për të marrë përgjegjësinë e drejtimit të futbollit italian dhe siguroi se UEFA do të vazhdojë të mbështesë FIGC-në në projektet dhe objektivat e saj.

“Sot është një ditë e rëndësishme për FIGC-në dhe për futbollin italian. Kjo asamble do të zgjedhë presidentin që do të udhëheqë futbollin italian. U shpreh urimet e mia më të mira dy kandidatëve; gatishmëria e tyre për të kandiduar është një shenjë e përkushtimit të tyre të madh ndaj futbollit italian. Ju siguroj se UEFA do të vazhdojë të punojë përkrah FIGC-së me të njëjtën mbështetje që ka qenë gjithmonë pjesë e punës sonë. Një FIGC e fortë do të thotë futboll evropian më i fortë”, tha Duka.

Presidenti Duka ndaloi gjithashtu te organizimi i Kampionatit Europian 2032, duke theksuar rëndësinë e investimeve në stadiume dhe infrastrukturë sportive, në mënyrë që kjo ngjarje madhore të lërë një trashëgimi të qëndrueshme për brezat e ardhshëm.

“Nuk mund të mos ndalem edhe te Kampionatit Europian 2032, me Italinë që pret një nga ngjarjet më të rëndësishme sportive në botë. U bëj thirrje institucioneve kombëtare, rajonale dhe lokale që duhet ta shfrytëzojnë këtë mundësi të jashtëzakonshme. Është koha për të investuar në stadiume dhe infrastrukturë për t’i lënë trashëgimi brezave të ardhshëm strukturat e duhura sportive. Jam i bindur se futbolli italian do të dijë ta përballojë me sukses edhe këtë sfidë”, tha Duka.

Në përfundim të Asamblesë, Giovanni Malagò u zgjodh Presidenti i ri i Federatës Italiane të Futbollit, duke marrë drejtimin e një prej federatave më prestigjioze në futbollin europian.

Menjëherë pas përfundimit të procesit zgjedhor, Duka u takua me Presidentin e ri Malagò, duke i uruar suksese në detyrën e re dhe një mandat të suksesshëm në krye të FIGC.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Ibrahimaj: 6500 vende të lira pune në Portalin Kombëtar të Punësimit dhe Aftësive

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj bëri të ditur sot se qindra pozicione në sektorë të ndryshëm janë të…

Global 360

SHBA-ja dhe Irani shpallin marrëveshje kornizë për paqen, pritet rihapja e Ngushticës së Hormuzit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Irani kanë njoftuar arritjen e një marrëveshjeje kornizë për paqen, e cila pritet të…

Diplovista

Rama për “Associated Press”: Ende s’ka projekt për Zvërnecin, ka shumë ‘gjysmë të vërteta’ që po bëhen gënjeshtra gjithnjë e më të mëdha

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për Associated Press (AP), theksoi se do të ecë përpara me projektin luksoz, i…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ibrahimaj: 6500 vende të lira pune në Portalin Kombëtar të Punësimit dhe Aftësive

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj bëri të ditur sot se qindra pozicione në sektorë të ndryshëm janë të…