Tarran: Prezenca e OSBE-së mbështetje për reformën në sistemin e burgjeve

Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Michel Tarran, u takua sot me Drejtorin e ri të Përgjithshëm të Burgjeve, Adriatik Kupi.


Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Michel Tarran, u takua sot me Drejtorin e ri të Përgjithshëm të Burgjeve, Adriatik Kupi, për ta uruar për detyrën e re, për të rikonfirmuar mbështetjen e Prezencës për reformën në sistemin penitenciar dhe për të diskutuar bashkëpunimin në të ardhmen.

Kontributi i Prezencës në sistemin penitenciar ndër vite është fokusuar në pesë fusha kryesore: mbështetje për hartimin e legjislacionit dhe politikat në sistemin penitenciar; rritje e kapaciteteve të personelit në burgje dhe paraburgim; ngritja e Shërbimit të Provës; parandalimi dhe lufta ndaj ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizimit që çojnë në terrorizëm; mbështetje për regjimin e posaçëm në burgjet e sigurisë së lartë; si dhe ngritjen e programit të parë ndërdisiplinar të Masterit Ekzekutiv në Kriminologji në Universitetin e Tiranës.

Gjatë diskutimit u trajtua edhe rëndësia e uljes së përdorimit të tepruar të masës “arrest në burg”.

Ambasadori Tarran përshëndeti vendimin e Gjykatës së Lartë, të muajit maj, i cili rikonfirmon se caktimi i masës “arrest në burg” ka natyrë përjashtimore dhe mund të vendoset vetëm kur masat e tjera janë të papërshtatshme, i justifikuar vetëm mbi bazën e arsyetimit konkret, të individualizuar, dhe të rishikueshëm.

“Prezenca e OSBE-së në Shqipëri mbetet e gatshme të mbështesë Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve në çuarjen përpara të reformave që kontribuojnë për një sistem penitenciar më efektiv, më human dhe më modern. Objektivi ynë i përbashkët është një sistem që mbron të drejtat e njeriut, rrit sigurinë publike dhe mbështet riintegrimin e suksesshëm në shoqëri të të dënuarve”, u shpreh ai.

Prezenca do të vijojë mbështetjen e reformës penitenciare në vitin 2026 përmes veprimtarive të fokusuara në promovimin e aksesit në drejtësi, forcimin e kapaciteteve të sistemit penitenciar, përdorimin e masave alternativave dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Marrëveshje me komunitetet për mbrojtjen e natyrës në zonat turistike

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se Ministria e Mjedisit do të ndërtojë marrrëveshje me komunitetet në zonat turistike…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Marrëveshje me komunitetet për mbrojtjen e natyrës në zonat turistike

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se Ministria e Mjedisit do të ndërtojë marrrëveshje me komunitetet në zonat turistike…