Ylli merr pjesë në Asamblenë e 55-të të Komiteteve Olimpike Evropiane në kuadër të KOKSH

Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), Fidel Ylli po merr pjesë në punimet e Asamblesë së 55-të të Përgjithshme të Komiteteve Olimpike Evropiane (EOC), një prej ngjarjeve më të rëndësishme të kalendarit olimpik kontinental.


Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), Fidel Ylli po merr pjesë në punimet e Asamblesë së 55-të të Përgjithshme të Komiteteve Olimpike Evropiane (EOC), një prej ngjarjeve më të rëndësishme të kalendarit olimpik kontinental.

Asambleja nisi punimet nën drejtimin e presidentit të EOC, Spyros Capralos, dhe me pjesëmarrjen e presidentes së Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), Kirsty Coventry.

Gjatë dy ditëve të punimeve do të diskutohen sfidat, prioritetet dhe zhvillimet kryesore të lëvizjes olimpike në Evropë.

Në delegacionin shqiptar marrin pjesë gjithashtu sekretari i përgjithshëm i KOKSH, Gerti Shima, si dhe përfaqësues të tjerë të institucionit.

Gjatë aktiviteteve të para të Asamblesë, Fidel Ylli ka zhvilluar takime me drejtues të lëvizjes olimpike evropiane dhe homologë nga vende të ndryshme të kontinentit, duke synuar forcimin e bashkëpunimit dhe rritjen e marrëdhënieve ndërinstitucionale në funksion të zhvillimit të sportit dhe promovimit të vlerave olimpike.

Punimet e Asamblesë do të vijojnë me sesione të dedikuara mbi politikat sportive, zhvillimin e sportit të të rinjve dhe forcimin e lëvizjes olimpike në nivel evropian.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

MEPJ: Përgjegjësit për sulmin në Banjskë duhet të përballen me drejtësinë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka përkujtuar sot sulmin e armatosur ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë, më…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

MEPJ: Përgjegjësit për sulmin në Banjskë duhet të përballen me drejtësinë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka përkujtuar sot sulmin e armatosur ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë, më…