Nufi: Intensifikojmë bashkëpunimin strategjik me Italinë në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi zhvilloi një vizitë zyrtare në Itali, ku u mikprit nga homologu i tij, ministri i Mbrojtjes të Italisë, Guido Crosetto.


Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi zhvilloi një vizitë zyrtare në Itali, ku u mikprit nga homologu i tij, ministri i Mbrojtjes të Italisë, Guido Crosetto.

Përgjatë takimit të përzemërt, të dyja palët rikonfirmuan angazhimin e përbashkët për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve strategjike dhe bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Ministri Nufi vuri theksin te rëndësia e partneritetit të ngushtë dhe të veçantë me Italinë, veçanërisht në adresimin e sfidave të përbashkëta të sigurisë në hapësirën Adriatiko-Joniane, në Ballkanin Perëndimor dhe në Evropën Juglindore – rajone ku vendi ynë vijon të kontribuojë aktivisht në mbrojtjen kolektive të Aleancës.

Të dy ministrat nënvizuan se Shqipëria dhe Italia po intensifikojnë bashkëpunimin e tyre strategjik në fushën e mbrojtjes. Ky hap pason marrëveshjen e nënshkruar mes shoqërisë shtetërore “KAYO” dhe kompanisë së mirënjohur italiane “FINCANTIERI” për prodhimin e mjeteve lundruese ushtarake, një bashkëpunim që pritet të sjellë një ndikim të rëndësishëm në modernizimin e kapaciteteve detare të Forcave tona Armatosura dhe në zhvillimin e industrisë së mbrojtjes në Shqipëri.

Pjesë e bisedimeve ishte edhe forcimi i rolit të Shqipërisë brenda Aleancës, veçanërisht në kuadër të Samitit të NATO-s, që do të mbahet në Tiranë vitin e ardhshëm dhe ku përgatitjet kanë nisur me krijimin e Taskforcës dhe Skuadrës Kombëtare të Organizimit të Samitit.

Burimi ATSH

Shqiptarët në vendet e Gjirit, mundësi aplikimi për pasaporta dhe karta identiteti në Abu Dhabi

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, në bashkëpunim me kompaninë IdentiTek sh.a., do të organizojë së shpejti një mision…

Global 360

BE: Ligji për parandalimin e pastrimit të parave afron Kosovën me SEPA-n dhe tregun e BE-së

Bashkimi Evropian reagoi sot pas miratimit të ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave në lexim të dytë nga Kuvendi…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shqiptarët në vendet e Gjirit, mundësi aplikimi për pasaporta dhe karta identiteti në Abu Dhabi

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, në bashkëpunim me kompaninë IdentiTek sh.a., do të organizojë së shpejti një mision…