Transmetohen në Laos programet televizive mbi mendimet e Xi Jinping-ut

Tre dokumentarë mbi mendimet e Presidentit të Kinës Xi Jinping, të prodhuara nga Grupi Mediatik i Kinës (CMG), nisën të hënën transmetimin në televizionet kryesore të Laosit.


Tre dokumentarë mbi mendimet e Presidentit të Kinës Xi Jinping, të prodhuara nga Grupi Mediatik i Kinës (CMG), nisën të hënën transmetimin në televizionet kryesore të Laosit. Lidhur me këtë, Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë së Revolucionit të Popullit dhe Presidenti i Laosit, Thongloun Sisoulith dërgoi një letër urimi.


Letër urimi nga Presidenti i Laosit, Thongloun Sisoulith/Foto nga CMG

Në letër shkruhet se, dokumentarët si “Ndjenjat Kulturore e Xi Jinping-ut” përmbajnë mençurinë filozofike kineze, duke pasqyruar vëmendjen e madhe që lideri kinez i kushton mbrojtjes së trashëgimisë kulturore, si dhe dashurinë e zjarrtë të tij për historinë dhe qytetërimin e vendit.


Vansy KUAMUA, zv.drejtori i Departamentit të Publicitetit të Komitetit Qendror të Partisë së Revolucionit të Popullit të Laosit/Foto nga CMG


Shen Haixiong, Drejtori i përgjithshëm i Grupit Mediatik të Kinës/Foto nga CMG


Foto nga CMG

“Ky është një shembull i mirë për Laosin për të mësuar, pasi vendi po çon përpara zhvillimin ekonomiko-shoqëror, duke mbrojtur kulturën unike të kombit gjatë kauzës së ndërtimit të socializmit”, tha kreu i shtetit i Laosit, Thongloun.

Ky vit shënon 65 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe Laosit. Një ceremoni për nisjen e transmetimit dhe promovimin e dokumentarëve u zhvillua të martën në Vientiane, kryeqytet të Laosit, e organizuar bashkërisht nga CMG dhe Departamenti i Publicitetit të Komitetit Qendror të Partisë së Revolucionit të Popullit të Laosit.

Burimi CGTN

Lexo më shumë nga

Aktmarrëveshjet e 2026, përfitojnë reduktim të kamatëvonesës gati 70% e klientëve debitorë

OSHEE Group vijon të mbështesë klientët përmes skemave lehtësuese për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura të energjisë elektrike.

Global 360

Bekim Sejdiu, kandidati i LVV-së dhe LDK-së për president të Kosovës

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike të Kosovës kanë arritur marrëveshje për kandidatin për president të Kosovës dhe ai do të…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Aktmarrëveshjet e 2026, përfitojnë reduktim të kamatëvonesës gati 70% e klientëve debitorë

OSHEE Group vijon të mbështesë klientët përmes skemave lehtësuese për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura të energjisë elektrike.