Sejko takon ambasadorin e Indisë, në fokus bashkëpunimi ekonomik dhe financiar

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko priti sot në një takim zyrtar ambasadorin e parë të Indisë në Shqipëri, Ravindra Prasad Jaiswal.


Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko priti sot në një takim zyrtar ambasadorin e parë të Indisë në Shqipëri, Ravindra Prasad Jaiswal.

Gjatë takimit u diskutua mbi forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe financiar mes dy vendeve, si dhe mbi zhvillimet ekonomike dhe transformimin teknologjik të sektorit bankar.

Guvernatori Sejko vlerësoi ecurinë pozitive të ekonomisë shqiptare, duke theksuar se vendi vijon të ruajë ritme të qëndrueshme zhvillimi ekonomik. Ai nënvizoi gjithashtu se sistemi bankar shqiptar mbetet i qëndrueshëm, i mirëkapitalizuar dhe fitimprurës, duke reflektuar stabilitet financiar dhe besim në treg.

Nga ana e tij, ambasadori Jaiswal shprehu vlerësimin për rolin dhe kontributin e Bankës së Shqipërisë në ruajtjen e stabilitetit financiar, si dhe interesin për thellimin e marrëdhënieve ekonomike dhe institucionale mes Shqipërisë dhe Indisë.

“Takimi u konsiderua një hap i rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, në një kohë kur marrëdhëniet ekonomike dhe teknologjike po marrin një rëndësi gjithnjë e më të madhe”, thuhet në njoftimin për shtyp të BSH-së.

Burimi ATSH

Rama mesazh me poezinë e Agollit “Kundërshtarëve të mi”: Mbi baltën korija bleron

Kryeministri Edi Rama, reagoi sot ndaj protestave që vijojnë prej 36 ditësh në Tiranë, përmes një poezie të shkrimtarit Dritëro…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ZDF: Shqipëria nuk mund t’i thotë ”jo” një projekti prej katër miliardë eurosh

Projekti në Zvërnec është një investim prej katër miliardë eurosh, të cilit Shqipëria nuk mund t’i thotë jo, tha kryeministri…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama mesazh me poezinë e Agollit “Kundërshtarëve të mi”: Mbi baltën korija bleron

Kryeministri Edi Rama, reagoi sot ndaj protestave që vijojnë prej 36 ditësh në Tiranë, përmes një poezie të shkrimtarit Dritëro…