Hoxha: Avancim i projekteve ndërkufitare me Malin e Zi, prioritet hekurudha Podgoricë-Hani i Hotit

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha nënvizoi sot rëndësinë e avancimit të projekteve ndërkufitare me Malin e Zi, si projekti i urës mbi lumin Buna si dhe hekurudhën Podgoricë-Hani i Hotit.


Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha nënvizoi sot rëndësinë e avancimit të projekteve ndërkufitare me Malin e Zi, si projekti i urës mbi lumin Buna si dhe hekurudhën Podgoricë-Hani i Hotit.

Në një deklaratë të përbashkët për shtyp, pas takimit në Tiranë me zv/kryeministrin për Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Ministrin e Jashtëm të Malit të Zi, Ervin Ibrahimović, kryediplomati shqiptar vlerësoi bashkëpunimin me vendin fqinj si vende partnere dhe aleatë në NATO.

“Mendojmë të riaktivizojmë një mekanizëm të rëndësishëm, siç është takimi ndërqeveritar. Natyrisht në momentin e duhur kur të kemi edhe elementet e nevojshëm për të shkuar më tej, për të bërë më shumë dhe për t’i çuar marrëdhëniet tona në një nivel më të lartë. Ky është një mekanizëm i rëndësishëm për të avancuar me projekte të rëndësishme ekonomike, infrastrukturore dhe të ndërlidhjes”, tha Hoxha.

Ministri veçoi rëndësinë e avancimit të projekteve ndërkufitare, të cilat sipas tij, “ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin e qëndrueshëm dhe mirëqenien e qytetarëve në të dy anët e kufirit”.

Në këtë kuadër, Hoxha theksoi se “do të angazhohemi për t’u dhënë shtysë projekteve prioritare si hapja e pikës së përbashkët kufitare Zogaj–Skje, avancimi i projektit të urës mbi lumin Buna, si dhe hekurudhës Podgoricë-Hani i Hotit”.

Ministri u ndal po ashtu në rolin e shqiptarëve në Mal të Zi dhe të minoritetit malezez në Shqipëri, të cilët i cilësoi “ura të fuqishme lidhëse mes dy vendeve dhe një pasuri e paçmuar e marrëdhënieve tona”.

“Shqipëria mbetet e palëkundur që minoriteti malazez të gëzojë të gjitha të drejtat të garantuara nga ligji kombëtar dhe ndërkombëtar, ashtu siç shpresojmë që komuniteti shqiptar në Mal të Zi të vijojë të ketë përfaqësim të drejtë dhe proporcional në jetën institucionale dhe administrative publike”, tha Hoxha.

Duke u ndalur te bashkëpunimi rajonal Hoxha theksoi se “Shqipëria vlerëson lart bashkëpunimin e ngushtë me Malin e Zi dhe rolin konstruktiv që të dy vendet tona luajnë për forcimin e paqes, stabilitetit dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor”.

“Jemi të përkushtuar për të ndërtuar ura jo vetëm mbi lumin Buna, por ura mirëkuptimi, pajtimi dhe bashkëpunimi në rajon, me vizionin e një Ballkani Perëndimor më të ndërlidhur, më të begatë dhe pa barriera. Askush nuk mund ta ndërtojë të ardhmen duke parë nga e kaluara. Për më pak rajoni ynë. E ardhmja jonë evropiane, individuale dhe kolektive, ndërtohet duke shikuar përpara me vizion dhe largpamësi, siç po bëjnë të dy vendet tona”, tha Hoxha.

Në këtë kuadër, ai nënvizoi se bashkëpunimi rajonal, zbatimi i Planit të Rritjes dhe mbajtja e procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian në qendër të vëmendjes strategjike mbeten thelbësore për të ardhmen e vendeve tona dhe të gjithë rajonit tonë.

Ndërsa vlerësoi progresin e rëndësishëm të Malit të Zi në negociatat me Bashkimin Evropian, Hoxha u shpreh se “çdo sukses i Malit të Zi në rrugën e anëtarësimit në BE është një lajm i mirë për të gjithë rajonin dhe një kontribut i rëndësishëm për forcimin e perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor”.

“Shqipëria dhe Mali i Zi konsiderohen sot nga të tjerët si vende pararojë të procesit të zgjerimit, një proces i bazuar në meritë, ku matësi kryesor mbetet ecuria konkrete dhe cilësia e reformave të ndërmarra. Për Shqipërinë, përparimi në rrugën drejt Bashkimit Evropian vlerësohet mbi bazën e rezultateve të prekshme, përkushtimit të qëndrueshëm dhe aftësisë për të përmbushur standardet dhe detyrimet që rezultojnë nga procesi ku jemi angazhuar për të ardhmen europiane”, shtoi Hoxha.

Ministri siguroi se dy vendet do të vijojnë të bashkërendojnë ngushtësisht qëndrimet, të shkëmbejnë eksperiencë dhe ekspertizë, dhe të mbështesin njëri-tjetrin në përmbushjen e detyrimeve të negociatave, me synimin që së shpejti të ulemi bashkërisht si dy anëtarë të rinj në tryezën e Bashkimit Evropian”.

Burimi ATSH

Hoxha: Avancim i projekteve ndërkufitare me Malin e Zi, prioritet hekurudha Podgoricë-Hani i Hotit

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha nënvizoi sot rëndësinë e avancimit të projekteve ndërkufitare me Malin e…

Global 360

Këshilli i Evropës miraton qasje të re për emigracionin, Meloni: Njihet modeli Itali–Shqipëri

Takimi i Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, në Kishinev të Moldavisë

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha: Avancim i projekteve ndërkufitare me Malin e Zi, prioritet hekurudha Podgoricë-Hani i Hotit

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha nënvizoi sot rëndësinë e avancimit të projekteve ndërkufitare me Malin e…