
Dita Ndërkombëtare e Muzeve sjell ekspozitën “Male, re dhe plisa të bardhë” në kalanë e Gjirokastrës
Java e Muzeve 2026 është një ftesë për të rizbuluar pasurinë kulturore të Shqipërisë dhe për të përjetuar nga afër historitë, kujtesën dhe identitetin që na bashkojnë.

Në ambientet e Kalasë së Gjirokastrës, ditën e nesërme do të çelet ekspozita “Male, re dhe plisa të bardhë” e piktorit të njohur gjirokastrit Bashkim Ahmeti Izano.
Kjo ekspozitë vjen në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Muzeve, ndërsa është realizuar me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, IKTK-së, DRTK-së dhe Bashkisë Gjirokastër.
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja bëri me dije se ekspozita sjell një botë artistike të mbushur me simbolikë, traditë dhe emocion.
E kuruar nga Artan Shabani, ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 10 Gusht 2026, në orarin 10:00 – 18:00.
Nga data 18 deri më 24 maj, muzetë, parqet arkeologjike dhe hapësirat e trashëgimisë kulturore në të gjithë Shqipërinë bëhen pjesë e Javës së Muzeve 2026, duke mirëpritur qytetarët dhe vizitorët në një program të pasur me aktivitete kulturore, ekspozita, guida, performanca artistike dhe eksperienca edukative.
Java e Muzeve 2026 është një ftesë për të rizbuluar pasurinë kulturore të Shqipërisë dhe për të përjetuar nga afër historitë, kujtesën dhe identitetin që na bashkojnë.
Burimi ATSH


















