Gonxhja në Shtërmen: Mbështetja e sportistëve, prioritet i rëndësishëm

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, vlerësoi sot rëndësinë e investimeve në sport dhe mbështetjen e talenteve të rinj shqiptarë, duke e cilësuar sportin si krenari kombëtare dhe prioritet të institucionit që ai drejton.


Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, vlerësoi sot rëndësinë e investimeve në sport dhe mbështetjen e talenteve të rinj shqiptarë, duke e cilësuar sportin si krenari kombëtare dhe prioritet të institucionit që ai drejton.

Gonxhja vizitoi palestrën e Shtërmenit në Cërrik, të cilën e cilësoi si një shembull të suksesit që vjen përmes përkushtimit, punës dhe mbështetjes së vazhdueshme ndaj sportit.

Gonxhja theksoi se, nga kjo palestër janë formuar sportistë që kanë fituar medalje europiane, botërore dhe ballkanike, duke përfaqësuar denjësisht Shqipërinë në arenën ndërkombëtare.

Ai veçoi sukseset e Briken Caljes, kampion bote dhe pjesëmarrës në tre Lojëra Olimpike, si edhe të sportistëve të rinj premtues Samuel Rrasa dhe Ertjan Kofsha.

Gonxhja vlerësoi gjithashtu punën e trajnerit Leonard Toska, nën drejtimin e të cilit palestra e Shtërmenit është shndërruar në një vatër kampionësh dhe një forcë të rëndësishme të sportit shqiptar.

“Përmes mbështetjes për sportin elitar, investimeve në infrastrukturë sportive dhe krijimit të mundësive më të mira për të rinjtë, synimi ynë mbetet që gjithnjë e më shumë talente shqiptare të ngjiten në podiumet më të larta ndërkombëtare me flamurin kuqezi”, u shpreh ministri Gonxhja.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

MIA: Fjala e kryeministrit Rama në Jerusalem në 2022 citim nga një dokument historik, jo qëndrim i tij

Agjencia për Media dhe Informim reagoi sot në lidhje me një fragment të fjalimit të Kryeministrit Edi Rama, mbajtur më…

Global 360

Presidentja Shiroka Pula pritet nga kryeministri Magyar

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, u prit në Budapest nga kryeministri hungarez, Péter Magyar.

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

MIA: Fjala e kryeministrit Rama në Jerusalem në 2022 citim nga një dokument historik, jo qëndrim i tij

Agjencia për Media dhe Informim reagoi sot në lidhje me një fragment të fjalimit të Kryeministrit Edi Rama, mbajtur më…