Hoxha pret delegacionin e parlamentit suedez: Mbështetje në rrugën drejt BE-së

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, u takua sot në Tiranë me delegacionin e Komisionit të Punëve të Jashtme të parlamentit suedez, të udhëhequr nga Morgan Johansson, për një diskutim konstruktiv.


Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, u takua sot në Tiranë me delegacionin e Komisionit të Punëve të Jashtme të parlamentit suedez, të udhëhequr nga Morgan Johansson, për një diskutim konstruktiv.

Hoxha shprehu vlerësimin e tij mbi mbështetjen e vazhdueshme të Suedisë për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, si dhe për kontributin e vlefshëm që Suedia ka dhënë gjatë viteve në zhvillimin demokratik, institucional dhe socio-ekonomik të Shqipërisë.

“Shkëmbyem mendime mbi progresin e Shqipërisë në negociatat e anëtarësimit në BE, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së momentumit të reformave dhe avancimit të mëtejshëm në prioritetet kryesore që lidhen me sundimin e ligjit, institucionet demokratike dhe qeverisjen e mirë”, theksoi ministri.

Gjithashtu sipas tij, palët diskutuan nevojën për t’u përballur me sfidat e përbashkëta rajonale dhe globale përmes koordinimit, dialogut dhe bashkëpunimit më të ngushtë midis partnerëve dhe aleatëve.

“Nënvizova angazhimin e fortë të Shqipërisë për të forcuar më tej marrëdhëniet tona të shkëlqyera dypalëshe me Suedinë, duke thelluar bashkëpunimin parlamentar dhe duke zgjeruar bashkëpunimin në të gjitha fushat me rëndësi të përbashkët strategjike”, shkruan Hoxha.

Hoxha theksoi se “Shqipëria e vlerëson shumë miqësinë dhe partneritetin e Suedisë dhe presim të vazhdojmë bashkëpunimin tonë të ngushtë në mbështetje të një Evrope më të fortë, më të bashkuar dhe me vizion”.

Burimi ATSH

Spahiu me studentët e “Marin Barletit”: Suksesi matet edhe me gjurmën që lini

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, mori pjesë në ceremoninë me studentët e Universitetit “Marin Barleti”, në një…

Global 360

DASH përshëndet Shqipërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve ”Artemis”: Ndër aleatët më të palëkundur të SHBA-ve

Shqipëria është vendi i 73-të që nënshkruan këto marrëveshje deri më sot, duke konfirmuar angazhimin e saj për eksplorimin dhe…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Spahiu me studentët e “Marin Barletit”: Suksesi matet edhe me gjurmën që lini

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, mori pjesë në ceremoninë me studentët e Universitetit “Marin Barleti”, në një…