Hoxha takon raporterin e PE, Schieder: Raporti i AFET, mbështetës për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, gjatë qëndrimit në Bruksel, zhvilloi një takim me Andreas Schieder, raportues për Shqipërinë në Parlamentin Evropian.


Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, gjatë qëndrimit në Bruksel, zhvilloi një takim me Andreas Schieder, raportues për Shqipërinë në Parlamentin Evropian.

Hoxha vlerësoi punën e tij të shkëlqyer dhe angazhimin e vazhdueshëm në lidhje me rezolutën e fundit për Shqipërinë, të miratuar nga Komisioni për Punët e Jashtme në Parlamentin Europian (AFET), e cila përcjell një mesazh të fortë dhe inkurajues në mbështetje të rrugës sonë drejt anëtarësimit evropian.

“Shkëmbyem mendime mbi ecurinë e procesit të negociatave të Shqipërisë me BE-në, rëndësinë e ruajtjes së ritmit aktual të reformave, si dhe objektivin tonë të përbashkët për të avancuar të ardhmen evropiane të Shqipërisë përmes një procesi të besueshëm, të bazuar në meritë dhe të orientuar drejt së ardhmes”, u shpreh Hoxha.

Sipas Hoxhës “Shqipëria e vlerëson shumë rolin e rëndësishëm dhe mbështetjen e vazhdueshme të europarlamentarëve dhe të gjithë miqve të zgjerimit, të cilët besojnë në një Evropë më të fortë, më të bashkuar dhe të orientuar drejt së ardhmes”.

Burimi ATSH

Spahiu me studentët e “Marin Barletit”: Suksesi matet edhe me gjurmën që lini

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, mori pjesë në ceremoninë me studentët e Universitetit “Marin Barleti”, në një…

Global 360

DASH përshëndet Shqipërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve ”Artemis”: Ndër aleatët më të palëkundur të SHBA-ve

Shqipëria është vendi i 73-të që nënshkruan këto marrëveshje deri më sot, duke konfirmuar angazhimin e saj për eksplorimin dhe…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Spahiu me studentët e “Marin Barletit”: Suksesi matet edhe me gjurmën që lini

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, mori pjesë në ceremoninë me studentët e Universitetit “Marin Barleti”, në një…