Hoxha takon shqiptarët që punojnë në NATO: Përfaqësojnë me dinjitet Shqipërinë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha zhvilloi një takim në selinë e NATO-s në Bruksel me shqiptarët që punojnë në stafin ndërkombëtar të Aleancës.


Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha zhvilloi një takim në selinë e NATO-s në Bruksel me shqiptarët që punojnë në stafin ndërkombëtar të Aleancës.

Përmes një postimi në platformën X, Hoxha vlerësoi kontributin e profesionistëve shqiptarë në strukturat e NATO-s, duke theksuar rolin dhe përkushtimin e tyre në veprimtarinë e aleancës.

“Kënaqësi të takohesha në Selinë e NATO-s në Bruksel me shqiptarët që punojnë në Stafin Ndërkombëtar të Aleancës dhe që kontribuojnë çdo ditë në veprimtarinë e saj me profesionalizëm dhe përkushtim”, u shpreh Hoxha.

Sipas tij, shqiptarët po dëshmojnë aftësi dhe seriozitet në strukturat më të rëndësishme ndërkombëtare të sigurisë dhe vendimmarrjes.

“Shqiptarët janë sot kudo ku kërkohet punë, meritë, talent dhe seriozitet, edhe në strukturat më të rëndësishme ndërkombëtare të sigurisë dhe vendimmarrjes”, theksoi ministri.

Hoxha nënvizoi se profesionistët shqiptarë në organizatat ndërkombëtare përfaqësojnë denjësisht, jo vetëm veten dhe profesionalizmin e tyre, por edhe emrin dhe vlerat e Shqipërisë.

“Kudo ku ka përgjegjësi, sfidë dhe nevojë për përkushtim, ka edhe shqiptarë që japin më të mirën e tyre”, theksoi Hoxha.

Burimi ATSH

Gogu: Qeveria po dëgjon shqetësimet reale të qytetarëve

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, deklaroi sot se qeveria po dëgjon shqetësimet reale të qytetarëve, duke komentuar protestat që po…

Global 360

Macron pas takimit me Ramën: Franca riafirmon mbështetjen për integrimin evropian të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim në Pallatin “Elysée” nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Diplovista

Rama për “Associated Press”: Ende s’ka projekt për Zvërnecin, ka shumë ‘gjysmë të vërteta’ që po bëhen gënjeshtra gjithnjë e më të mëdha

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për Associated Press (AP), theksoi se do të ecë përpara me projektin luksoz, i…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gogu: Qeveria po dëgjon shqetësimet reale të qytetarëve

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, deklaroi sot se qeveria po dëgjon shqetësimet reale të qytetarëve, duke komentuar protestat që po…