Ylli në Lojërat Aziatike të Plazhit në Kinë, në fokus bashkëpunimi sportiv ndërkombëtar

Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli, zhvilloi një sërë takimesh të rëndësishme në Kinë, ku ndodhet si i ftuar special në kuadër të Lojërave Aziatike të Plazhit.


Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli, zhvilloi një sërë takimesh të rëndësishme në Kinë, ku ndodhet si i ftuar special në kuadër të Lojërave Aziatike të Plazhit.

Gjatë finaleve të zhvilluara sot, Ylli u takua me Presidentin e Federatës Botërore të Dragon Boat, Claudio Schermi, si dhe me Presidentin e Komitetit Olimpik Kinez dhe njëkohësisht Ministër i Sporteve, Gao Zhidan.

Në fokus të këtyre takimeve ishte forcimi i marrëdhënieve sportive ndërkombëtare dhe zgjerimi i bashkëpunimit në fusha të ndryshme të sportit, përfshirë zhvillimin e disiplinave të reja dhe shkëmbimin e eksperiencave.

Këto kontakte në nivel të lartë konfirmojnë rolin aktiv të Shqipërisë në skenën sportive globale dhe krijojnë mundësi konkrete për projekte të përbashkëta në të ardhmen.

Presidenti Ylli shoqërohej në këtë vizitë nga Sekretari i Përgjithshëm i KOKSH, Gerti Shima, Presidenti i Federatës së Padelit, Erjon Keri, si dhe Presidenti i Federatës së Ping Pongut, Krenar Dila.

Lexo më shumë nga

MEPJ: Përgjegjësit për sulmin në Banjskë duhet të përballen me drejtësinë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka përkujtuar sot sulmin e armatosur ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë, më…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

MEPJ: Përgjegjësit për sulmin në Banjskë duhet të përballen me drejtësinë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka përkujtuar sot sulmin e armatosur ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë, më…