Kumbaro, Jaupaj dhe Gonzato nisin fushatën mjedisore “Mbro natyrën, sa je në kohë”

Në Ditën e Tokës, Ministria e Arsimit, Ministria e Mjedisit dhe Bashkimi Europian në Shqipëri nisën nga shkolla “Musine Kokalari” fushatën dhe lëvizjen Kombëtare “Mbro natyrën, sa je në kohë”.


Në Ditën e Tokës, Ministria e Arsimit, Ministria e Mjedisit dhe Bashkimi Europian në Shqipëri nisën nga shkolla “Musine Kokalari” fushatën dhe lëvizjen Kombëtare “Mbro natyrën, sa je në kohë”.

Kjo nismë vendos shkollat dhe të rinjtë në qendër të mbrojtjes së biodiversitetit në Shqipëri. Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, pohoi se përveç programit mësimor, temat e edukimit mjedisor zënë një hapësirë të rëndësishme edhe në atë pas shkollor, si veprimtari konkrete dhe praktika të të mësuarit përmes lojës.

“Temat për mbrojtjen e mjedisit i kemi jo vetëm pjesë të lëndëve të programeve shkollore, por edhe në programin pas shkolle. Dhe është ajo pjesë që ju pëlqen më shumë, sepse mund të mbillni lule, mund të luani me top, mund të bëni shumë gjëra që ju zbavisin, lojëra përmes të cilave mësoni. Dhe një pjesë e këtij programi është edukimi mjedisor. Këtë do ta bëjmë së bashku me Ministrinë e Arsimit, ministrinë e Mjedisit dhe Bashkimin Europian, pjesë e të cilit do të jemi edhe ne. Këtë do ta bëni ju! Mbajeni pastër shkollën, shtëpinë, rrugët, lagjen dhe Shqipëria do të jetë edh më e bukur se ç’është, falë jush”, tha ministrja Kumbaro.

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj u përcolli fëmijëve mesazhin se të gjithë mund të bëhen ambasadorë të mbrojtjes së biodiversitetit të pasur që ka Shqipëria: “Unë mendoj që ju të gjithë të bëheni ambasadorë të natyrës. Të bashkohemi bashkë me ministrinë e Mjedisit, me ministrinë e Arsimit dhe me Bashkimin Europian e të jemi ambasadorë të natyrës. Ç’do të thotë ambasador i natyrës? Do të thotë të mos hedhim mbeturina në tokë, por t’i hedhim tek koshi i caktuar, t’u thoni prindërve të mos ndotin ambientin dhe të flasim me shokët dhe shoqet se si mbrohet natyra dhe biodiversiteti.”

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, nga ana tjetër u shpreh: “Bashkë me ministrinë e Arsimit dhe Ministrinë e Mjedisit është që secili prej nesh, ka një rol shumë të rëndësishëm për të luajtur në të ardhmen e planetit. Secili prej nesh mund të kontribuojë në këtë qëllim – duke ripërdorur, ricikluar, pastruar mbetjet, mbjellë pemë apo kursyer energji. Për të rritur ndërgjegjësimin mbi këtë përgjegjësi të përbashkët, ne kemi nisur një fushatë për të ndihmuar të rinjtë të njohin biodiversitetin e pasur të Shqipërisë dhe çfarë mund të bëjnë për ta mbrojtur atë.”

Gjatë kësaj dite, nxënësit mbollën lule, vendosën shtëpiza për zogjtë në pemët e shkollës, ndërsa në gjithë shkollat e vendit nxënësit dhe mësuesit kremtuan Ditën e Tokës dhe nisjen e fushatës “Mbro natyrën, sa je në kohë” me mesazhe dhe veprime konkrete në shkolla e komunitete.

Burimi ATSH

Investimet në Shqipëri, ambasadori Bala viziton Fondin Saudit për Zhvillim

Ambasadori i Shqipërisë në Mbretërinë e Arabisë Saudite, Saimir Bala, zhvilloi një takim me z. Bandar Al Harbi, Drejtor i…

Global 360

Konjufca në Forumin e Diplomacisë në Antalia, thekson mbështetjen e Turqisë dhe dialogun rajonal

Në kuadër të Forumit të Diplomacisë në Antali, kryediplomati kosovar, Glauk Konjufca, ka marrë pjesë në takimin e ministrave të…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Investimet në Shqipëri, ambasadori Bala viziton Fondin Saudit për Zhvillim

Ambasadori i Shqipërisë në Mbretërinë e Arabisë Saudite, Saimir Bala, zhvilloi një takim me z. Bandar Al Harbi, Drejtor i…